E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me makinë, vdes një shtetas

Burime nga shtabi i emergjencave civile të Prefekturës
së Korçës pohuan se nuk ka asnjë zonë të bllokuar për
shkak të rënies së reshjeve të dëborës. Vetëm një aksident
me pasoja të rënda është shënuar gjatë 24 orëve të fundit,
dhe ky aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së premtes në
superstradën në ndërtim e sipër Korçë-Qafë-Pllocë. Aksidenti
ndodhi në afërsi të fshatit Zotilan, ku një automjet tip
"Mercedez Benz" me targa Tirane, është përplasur me një
kamion me targa turke. Për pasojë, ka vdekur 22-vjeçari
Fatos Kaloshi nga Peshkopia, i cili ndodhej si pasagjer në
autoveturën tip "Benz" të drejtuar nga shtetasi Genti Lela që
u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›