E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me pistoletë lodër, vjedh pensionet

Gjatë dy ditëve më
parë është tentuar të
vidhet një tjetër vend,
duke përdorur një pistoletë
lodër. Burimet policore
thanë se me një mjet
të tillë është tentuar të
vidhet një zyrë e shpërndarjes
së pensioneve, por
klientët e kanë kuptuar
këtë gjë, duke mos lejuar
që grabitja të ndodhë. Sipas
informacioneve zyrtare
nga Drejtoria e Policisë
së Tiranës, në orën
10.00 të së premtes, në
Rrugën e Dibrës, në pikën
nr. 31, të shpërndarjes së
pensioneve, është tentuar
të vidhet nga një person
i paidentifikuar, duke
përdorur një pistoletë
lodër. Por, pistoleta lodër
është vënë re nga klientët
dhe nga punonjëset, të
cilat e kanë kundërshtuar.
Autori është larguar
me shpejtësi, duke lënë
pistoletën lodër në vendngjarje.
Policia tha se u
kryen veprimet procedurale
dhe në cilësinë e
provës materiale u
sekuestrua pistoleta
lodër, që është material
plastik. Menjëherë, grupi
hetimor ka nisur punën
për identifikimin dhe
kapjen e autorit, ndërkohë
që materialet do t‘i
kalojnë prokurorisë, për
veprën penale të vjedhjes
së mbetur në tentativë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›