Mjeti diplomatik plagos një 44-vjeçare me biçikletë
Dy aksidente të tjera kanë
ndodhur gjatë ditës së premte
në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen
e dy personave, teksa lëviznin me
biçikleta. Një nga aksidentet në fjalë
është shkaktuar nga një makinë e trupit
diplomatik të Turqisë, i cili është dërguar
për hetime të mëtejshme në Prokurorinë
e Tiranës. Por, fatmirësisht të dy aksidentet
kanë qenë pa viktima. Burimet
policore të kryeqytetit thanë se në orën
12.00 të së premtes është regjistruar aksidenti
i parë. Klodian Safet Renga, 20
vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në
Tiranë, në kryqëzimin e rrugës "Myslym
Shyri" me Unazën, duke drejtuar mjetin
veturë tip "BMV", me targa TR 0323 N, ka
aksidentuar shtetasin Ahmet Kadri Pojana,
54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
I dëmtuari ka qenë duke lëvizur me
biçikletë, kur është përplasur nga ky
mjet dhe është dërguar në spital, ku sipas
mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për
jetën. Ndërkaq, një tjetër aksident është
shkaktuar nga një person i trupit diplomatik
turk. Në orën 17.00, shtetasi turk
Hasan Halil Dervican, 32 vjeç, lindur në
Stamboll dhe banues në Tiranë, me arsim
të lartë, në Rrugën e Kavajës, në
kryqëzimin e shesh Bankës, duke drejtuar
mjetin fuoristradë tip "Tuareg", me
targa CD 24-007, ka aksidentuar shtetasen
Vjollca Osman Muça, 44 vjeçe, lindur
dhe banuese në Tiranë. E dëmtuara
është dërguar menjëherë për në spital,
ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin
e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për
këtë aksident. Sipas të dhënave hetimore,
44-vjeçarja ka qenë duke udhëtuar
me një biçikletë, kur është përplasur
nga mjeti me targa diplomatike. Policia
tha se u kryen veprimet procedurale dhe
për këtë rast materialet do t‘i kalojnë
prokurorisë, për veprën penale të "shkeljes
së rregullave të qarkullimit rrugor".