Aksidenti në Austri, media kosovare: 6 të vdekurit, shqiptarë
Autori i Lajmit: Redaksia
VJENË- Media kosovare deklaron se viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur mesnatën e të dielës, në autostradën A-21 afër Vjenës janë shqiptarë nga Kosova. Autobusi me targa gjermane, i cili po transportonte 42 pasagjerë nga Kosova në Gjermani është përplasur me dy kamionë afër vendbanimit Hajlegenkrojc. Për pasojë 6 persona kanë vdekur, ndërsa 37 të tjerë janë plagosur. “Autobusi është i kompanisë “Polluzha” nga Prizreni dhe mësohet se në të kanë qenë gjithsej 42 udhëtarë. Deri tani konfirmohet se në mesin e të vdekurve janë dy shoferët e autobusit” shkruan në faqen online Radio Televizion i Kosovës. Agjencia gjermane e lajmeve shkruan se autobusi nuk është përmbysur por përplasja e fuqishme me dy kamionët ka shkaktuar viktimat.
Identifikohen disa nga viktimat
Gazeta kosovare Express ka publikuar disa nga emrat e viktimave në aksidentin që ka ndodhur në Vjenë. Albana Beqiri, këshilltare e lartë për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se të plagosur janë 36 persona dhe ata janë shpërndarë në tre spitale, të cilat janë në qytete të ndryshme, por nuk bëhen ende të ditur emrat e personave që kanë humbur jetën. “Ambasadori Kiqmari ka mbërritur ti vizitojë dy spitale kurse është rrugës për në spitalin e tretë.
Të plagosurit
Të plagosur janë 36 persona, nga të cilët dy janë të huaj, dy të tjerë nuk e kanë dhënë identitetin e tyre. Emrat dhe vitlindjet e disa prej tyre janë: Qazim Gashi(1945), Emine Osmani(1969), Bashkim Heka(1983), Nadire Ibrahimi(1978), Nehat Idrizi (1973), Sami Suli (2010), Kadri Trolli(1970), Selim Rukovci (1968), Shehide Rexhepi(1984), Qendrim Ferizi(1994), Qendresa Ferizi (2006), Igballe Ferizi (1968), Fatmir Bytyqi(1979), Rilind Avdiu(1989), Sabit Hoxha(1979), Aziz Bellaka(1973), Ajshe Berisha(1963) Sefer Spahija(1944) Milaim Limani(1943), Ramadan Velia(1954)”, deklaroi zëdhënësia.
Vdesin gjashtë udhëtarë kosovarë
Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka ndërhyrë menjëherë për të kuptuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në aksidentin e Vjenës. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri ka vënë kontakte me autoritetet e atjeshme. Sipas këshilltares, Beqiri informacioni i sigurtë është se janë gjashtë të vdekur, 31 të lënduar dhe ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sabri Kiçmari është duke pritur informacione zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë. “Ambasadori ynë pritet të marrë vesh edhe për nënshtetësinë e udhëtarëve pasi ende nuk dihet se sa shtetas janë të Kosovës”, u shpreh Beqiri.
Pronari i agjencisë
Osman Hoti pronar i kompanisë “Polluzha”, ka deklaruar se njëri nga autobusët e firmës së tij ka pësuar aksident të rëndë në Vjenë të Austrisë. Por ai tha se nuk ka arritur të ketë asnjë informacion në lidhje me gjendjen e pasagjerëve. “Nuk kanë qenë vetëm udhëtarët tanë. Ka qenë edhe një firmë tjetër me të cilët i kemi pasur udhëtarët e përbashkët. Firma quhet Fatoni Reisen nga Ferizaj”, thotë Hoti. Ai tha se autobusi është nisur nga Prizreni, por kqa asnjë të dhënë tjetër që pas nisjes. “Dimë vetëm se gjashtë janë të vdekur, por përveç shoferit, emrat e të tjerëve nuk i di”, tha Hoti. Ai sqaroi se kompania e ka listën me emrat e udhëtarëve, por nuk mund të bëhet publike, pasi nuk ka informacion të sigurt për personat e vdekur. “Ne nuk e dimë se kush prej pasagjerëve ka vdekur. Jemi munduar të komunikojmë me autoritetet e Vjenës, mirëpo ata nuk po i japin emrat e të vdekurve dhe të lënduarve”, ka sqaruar Osman Hoti. Por, kombësia e viktimave ende nuk dihet, edhe pse shumica besohet se janë kosovarë, ka thënë policia. Por, në mesin e udhëtareve ka pasur edhe shtetas me pasaporta të Serbisë. Dy kamionët kanë pasur tabelat e regjistrimit nga Rumania dhe Sllovakia. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur kur autobusi, që barte 38 njerëz, dhe dy kamionët janë ndeshur me njëri-tjetrin.
Emrat e të plagosurve
Qazim Gashi
Emine Osmani
Bashkim Heka
Nadire Ibrahimi
Nehat Idrizi
Sami Suli (2010),
Kadri Trolli
Selim Rukovci
Shehide Rexhepi
Qendrim Ferizi
Qendresa Ferizi
Igballe Ferizi
Fatmir Bytyqi
Rilind Avdiu
Sabit Hoxha
Aziz Bellaka
Ajshe Berisha
Sefer Spahija
Milaim Limani
Ramadan Velia
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010