E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertimi, prokuroria dorëzon procesverbalin për saldatriçen

Autori i Lajmit: Redaksia
Prokurorët kanë dorëzuar pranë trupit gjykues procesverbalin në lidhje me ekspertimin e saldatriçes, që cilësohet si provë kyç në gjyqin e Gërcdecit. Nga akuza kjo konsiderohet si provë e fortë që tregon se tragjedia u shkaktua si pasojë e një gabimi njerëzor dhe hedh poshtë pretendimin e të pandehurve se behët fjalë për një sabotazh. Mbi bazën e këtij procesverbali gjykata do të vendosë nëse do ta marrë si provë në shqyrtim gjatë procesit ekspertimin e bërë nga oficerët e policisë gjyqësore. Por, në seancën e djeshme gjyqësore në Gjykatën e shkallës së parë, ka dëshmuar edhe bashkëshortja e Endri Dvoranit, një prej viktimave të tragjedisë së 15 marsit. Ajo ka shpjeguar se bashkëshorti i saj nuk ka qenë i siguruar në punë dhe nuk ka firmosur kontratë pune. Detyra që ai kryente kishte të bënte me magazinimin e materialeve dhe për këtë paguhej 60 mijë lekë. Dëshmitarja theksoi se bashkëshorti i saj ankohej gjithnjë për orarin e gjatë të punës dhe faktin që nuk kishte asnjë ditë në javë të drejtë pushimi. Në seancën e djeshme kanë dëshmuar edhe 2 punonjës të fabrikës, Shqipe Aliu dhe Kujtime Gërdeci, të cilat kanë pohuar se nuk kanë qenë të siguruara dhe nuk kanë pasur kontratë pune.

Ky lajm është publikuar: 23/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›