Aksidenti në Greqi, vdesin nënë e bijë
Një tragjedi është shënuar dje në
një familje shqiptare në Greqi.
Dy persona të familjes
Aliaj kanë gjetur vdekjen si pasojë
e një aksidenti, ndërsa ka shpëtuar
për mrekulli djali i kësaj familjeje. Ngjarja
e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, rreth
orës 21.00 të mbrëmjes në ishullin grek të
Kefalioniasë, ku tre pjesëtarë të familjes
Aliaj udhëtonin në një makinë, të cilën e
ngiste djali i familjes, 16-vjeçari Mario
Aliaj. Në fakt ka edhe një burim tjetër informacioni,
sipas të cilit në timon ka qenë
nëna e dy fëmijëve. Por, sipas agjencisë
shtetërore të lajmeve ANNA, drejtues i
makinës ka qenë djali i familjes. Kështu,
sipas të dhënave të policisë, në një moment
ai ka humbur kontrollin e makinës
së tij dhe ajo ka devijuar nga rruga e ka
përfunduar në det. Si rrjedhojë, nëna dhe
motra e tij, që ndodheshin në makinë,
janë mbytur, sepse nuk kanë mundur të
dalin nga makina. Ndërsa djali ka arritur
të shpëtojë. Policia greke tha se nga ky
aksident i rëndë mbeten të vdekura 40-
vjeçarja Alina Aliaj dhe vajza e saj, Angjela
Aliaj, 18 vjeçe. Sipas mediave greke, që
u referohen burimeve policore në ishull,
djaloshi nuk ka pasur patentë qarkullimi
dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja e aksidentit
tragjik. Ndërkohë është ngritur
edhe një pistë tjetër hetimi, sipas së cilës
shkak për aksidentin ndoshta ka ndikuar
edhe moti i keq që mbizotëron në Greqi. Dje
në mbrëmje në këtë zonë të Greqisë ka pasur
erëra të fuqishme deri në 9 ballë dhe shtrëngata
shiu. Pas aksidentit, forcat e policisë
kanë mundur të nxjerrin nga deti makinën
e aksidentuar, ndërsa viktimat janë
dërguar në morgun e ishullit.