I përplasin makinat, vdes një person dhe plagosen tre të tjerë
Dy aksidente me pasojë
vdekjen e një personi
dhe plagosjen e dy të
tjerëve kanë ndodhur
dje në Fier e në Berat. Burimet
policore shpjeguan se një 20-
vjeçar u plagos rëndë në orët e
para të mëngjesit të djeshëm, pasi
u përplas nga një automjet. Pak
para se të ndodhte aksidenti, adoleshenti
ishte duke ecur me
biçikletë në rrugën kombëtare
Fier-Ballsh, në afërsi të qytezës së
Patosit. "Florian Mustafaj, 20 vjeç,
banues në lagjen ‘Grizë‘ të qytetit
të Patosit u plagos rëndë rreth orës
06.20, duke marrë fraktura të rënda
në trup, si shkak i përplasjes
nga një automjet i tipit ‘Mercedez
Benz‘ me targa të huaja, që drejtohej
nga shtetasi Ardian Lulaj, 35
vjeç", thanë burime zyrtare të policisë
lokale. Sipas të njëjtave
burime, mësohet se 20-vjeçari
Mustafaj është në gjendje të
rëndë në spitalin e Fierit, ndërsa
ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq është ndaluar nga policia
drejtuesi i "Benzit", 35-vjeçari
Ardian Lulaj. Ai akuzohet për veprën
penale të "shkeljes së rregullave të
qarkullimit rrugor". Ndërsa
një aksident edhe më i rëndë, me
pasojë vdekjen e një 54-vjeçari
dhe plagosjen e dy bashkëmoshatarëve
të tij, ka ndodhur pasditen
e djeshme në qytetin e Beratit. Një
mjet tip fuoristradë, që udhëtonte
të ketë devijuar nga rruga dhe për
pasojë ka aksidentuar rëndë tre
persona që ndodheshin në anë të
saj, duke shkaktuar vdekjen e
njërit prej tyre. Aksidenti ndodhi
rreth orës 16.30, në aksin rrugor
Berat-Urë Vajgurore, në vendin e
quajtur Kthesa e Lapardhasë. Sipas
burimeve nga vendi i ngjarjes,
mësohet se mjeti udhëtonte drejt
qytetit të Beratit në kohën që ka
devijuar nga rruga dhe ka aksidentuar
tre persona që ndodheshin
në anë të saj. Elmaz Gishi, i afërmi
i tij, Hymnir Gishi bashkë me të
njohurin e tyre, Rexhep Marra, të
tre banorë të fshatit Lapardha,
mësohet se ishin takuar me njëritjetrin
dhe bisedonin në anë të
rrugës, në afërsi të kthesës që të
çon drejt fshatit të tyre. Por, aksidenti
ka qenë fatal për 54-vjeçarin
Elmaz Gishi. Burime pranë repartit
të kirurgjisë në Berat bëjnë me
dije se rreth orës 16.40, Elmazi ka
mbërritur i vdekur pa mundur të
marrë ndihmën e parë shëndetësore.
Ai mësohet të ketë gjetur
vdekjen gjatë rrugës për në spital,
si pasojë e plagëve të shumta të
marra në trup dhe në kokë. Policia
identifikoi mjetin "Land Rover",
me targa BR 1857 B, që drejtohej
nga Alfred Hoxha, 48 vjeç. Ky i fundit,
banor i qytetit të Kuçovës,
udhëtonte i vetëm në mjet dhe
është shoqëruar menjëherë për në
dhomat e paraburgimit.
në drejtim të qytetit, mësohet
vdekjen e një personi
dhe plagosjen e dy të
tjerëve kanë ndodhur
dje në Fier e në Berat. Burimet
policore shpjeguan se një 20-
vjeçar u plagos rëndë në orët e
para të mëngjesit të djeshëm, pasi
u përplas nga një automjet. Pak
para se të ndodhte aksidenti, adoleshenti
ishte duke ecur me
biçikletë në rrugën kombëtare
Fier-Ballsh, në afërsi të qytezës së
Patosit. "Florian Mustafaj, 20 vjeç,
banues në lagjen ‘Grizë‘ të qytetit
të Patosit u plagos rëndë rreth orës
06.20, duke marrë fraktura të rënda
në trup, si shkak i përplasjes
nga një automjet i tipit ‘Mercedez
Benz‘ me targa të huaja, që drejtohej
nga shtetasi Ardian Lulaj, 35
vjeç", thanë burime zyrtare të policisë
lokale. Sipas të njëjtave
burime, mësohet se 20-vjeçari
Mustafaj është në gjendje të
rëndë në spitalin e Fierit, ndërsa
ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq është ndaluar nga policia
drejtuesi i "Benzit", 35-vjeçari
Ardian Lulaj. Ai akuzohet për veprën
penale të "shkeljes së rregullave të
qarkullimit rrugor". Ndërsa
një aksident edhe më i rëndë, me
pasojë vdekjen e një 54-vjeçari
dhe plagosjen e dy bashkëmoshatarëve
të tij, ka ndodhur pasditen
e djeshme në qytetin e Beratit. Një
mjet tip fuoristradë, që udhëtonte
të ketë devijuar nga rruga dhe për
pasojë ka aksidentuar rëndë tre
persona që ndodheshin në anë të
saj, duke shkaktuar vdekjen e
njërit prej tyre. Aksidenti ndodhi
rreth orës 16.30, në aksin rrugor
Berat-Urë Vajgurore, në vendin e
quajtur Kthesa e Lapardhasë. Sipas
burimeve nga vendi i ngjarjes,
mësohet se mjeti udhëtonte drejt
qytetit të Beratit në kohën që ka
devijuar nga rruga dhe ka aksidentuar
tre persona që ndodheshin
në anë të saj. Elmaz Gishi, i afërmi
i tij, Hymnir Gishi bashkë me të
njohurin e tyre, Rexhep Marra, të
tre banorë të fshatit Lapardha,
mësohet se ishin takuar me njëritjetrin
dhe bisedonin në anë të
rrugës, në afërsi të kthesës që të
çon drejt fshatit të tyre. Por, aksidenti
ka qenë fatal për 54-vjeçarin
Elmaz Gishi. Burime pranë repartit
të kirurgjisë në Berat bëjnë me
dije se rreth orës 16.40, Elmazi ka
mbërritur i vdekur pa mundur të
marrë ndihmën e parë shëndetësore.
Ai mësohet të ketë gjetur
vdekjen gjatë rrugës për në spital,
si pasojë e plagëve të shumta të
marra në trup dhe në kokë. Policia
identifikoi mjetin "Land Rover",
me targa BR 1857 B, që drejtohej
nga Alfred Hoxha, 48 vjeç. Ky i fundit,
banor i qytetit të Kuçovës,
udhëtonte i vetëm në mjet dhe
është shoqëruar menjëherë për në
dhomat e paraburgimit.
në drejtim të qytetit, mësohet