Anila Leli, SHBA-së: Ismeti peng në shtet, për qëllime politike
Anila Kryeziu, bashkëshortja e Ismet Kryeziut, i zhdukur prej 28 ditësh nga apartamenti i tij në Tiranë, ka denoncuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, strukturat shtetërore shqiptare që kanë lidhje me këtë ngjarje. Nëpërmjet një letre, Anila kërkon ndërhyrjen e ambasadorit Xhon Uidhers të zbardhë të vërtetën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Ismetit, pasi dyshon se ai mbahet në birucë ose mund të jetë asgjësuar për qëllime politike. Në fillim të letrës shkruan se: "Jam qytetase shqiptare me banim në Tiranë, në një vend që siç pretendojnë e deklarojnë krerët e shtetit tim është më i sigurt në rajon e më gjerë. Prej një muaji është rrëmbyer dhe zhdukur im shoq, Ismet Kryeziu, në mes të ditës, në mes të Tiranës". Më pas, Anila thotë se për këtë rast ka kryer të gjitha procedurat, por deri më sot asnjë shenjë jetë nga bashkëshorti, me të cilin ka edhe një fëmijë. "U jam drejtuar organeve shtetërore deri te Presidenti i Republikës. Deri tani nuk kam asnjë përgjigje rreth fatit të tij. Ismeti ka qenë nismëtar politik i hershëm i çështjes kombëtare shqiptare. Druaj se ai mund të mbahet peng nga shteti për ta përdorur për qëllime politike. Kërkoj ndërmjetësimin tuaj pranë qeverisë së Shqipërisë për të zbardhur të vërtetën e rrëmbimit dhe zhdukjes së tij. Shpresoj në ndërhyrjen tuaj", përfundon letra e Anilës drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Tiranës.
Letër parlamentarëve
Në një letër drejtuar Parlamentit të Shqipërisë, grupeve parlamentare të PD-së, PS-së, LSI-së, PSD-së, Anila u kërkon baballarëve të kombit të vënë dorën në zemër dhe të kujtohen se në Republikën e Shqipërisë, në zemër të saj është zhdukur një qytetar dhe askush nuk është kujtuar për të, qoftë duke e përmendur si fakt. "Siç mund të jeni në dijeni që prej një muaji është rrëmbyer edhe zhdukur në mënyrë mafioze në mes të ditës, në mes të Tiranës, qytetari nga Kosova, Ismet Kryeziu. Nuk duam të besojmë që në një vend që siç, pretendon qeveria e tij është më i sigurti, në rajon e më gjerë, të ekzistojnë struktura mafioze, të paidentifikuara që guxojnë deri atje sa të rrëmbejnë dhe zhdukin pa nam e nishan qytetarët e thjeshtë", thotë Anila, duke kujtuar parlamentarët se për ngjarjen ka bërë denoncim, por ende nuk është zbardhur asnjë e dhënë. "Kemi bërë denoncime në organet përkatëse sipas ligjeve të shtetit. Jemi drejtuar dhe kërkuar ndihmën e organeve shtetërore, Presidentit, Kryeministrit, Prokurores së Përgjithshme. Deri tani asnjë përgjigje mbi fatin e jetës së tij. Alibitë e vetë zhdukjes janë shpifje të ulëta nga ata që e kanë rrëmbyer për të fshehur të vërtetën e rrëmbimit që ka prapavijë të rrezikshme", thotë e pikëlluar Anila.
Rrëmbimi nga shteti
"Që në denoncimin e parë kemi paraqitur dyshimet tona, por tani jemi të bindur se në rrëmbimin dhe zhdukjen e tij mund të jenë duart e strukturave të shtetit", u drejtohet parlamentarëve Anila Kryeziu, bashkëshortja e të zhdukurit, Ismet Kryeziu. Sipas saj, është fare e ditur që shteti dhe mekanizmat dhe strukturat e tij të zbardhin të vërtetën e rrëmbimit dhe zhdukjes së tij, po që seriozisht do të ishte angazhuar me kohë. "Nuk duam të besojmë se fati dhe jeta e tij do të ndjekë atë të bashkatdhetarit dhe bashkëluftëtarit të tij, të të ndjerit Remzi Hoxha, po qe se deri më sot nuk e ka pësuar. Rrëmbimi mafioz dhe zhdukja e Kryeziut përbën një moment frike dhe pasigurie për qytetarët e këtij vendi që është njohur me ngjarjen. Nëse personi i rrëmbyer dhe i zhdukur ka shkelur ligjet e këtij vendi le të gjykohet sipas legjislacioneve dhe ligjeve në fuqi dhe jo sipas ligjit të xhunglës dhe ligjit të cubave. Kërkojmë angazhimin dhe ndihmën tuaj në zbardhjen e së vërtetës së rrëmbimit dhe sigurimin e jetës së familjarit tonë", përfundon letra e drejtuar parlamentarëve.
Letër
Ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Belgjikës
Tiranë
Jam qytetase shqiptare me banim në Tiranë. Në një vend që siç pretendojnë e deklarojnë krerët e shtetit tim është më i sigurti në rajon e më gjerë. Prej një muaji është rrëmbyer dhe zhdukur im shoq, Ismet Kryeziu, në mes të ditës, në mes të Tiranës. U jam drejtuar organeve shtetërore deri te Presidenti i Republikës. Deri tani nuk kam asnjë përgjigje rreth fatit të tij. Ismeti ka qenë nismëtar politik i hershëm i çështjes kombëtare shqiptare. Druaj se ai mund të mbahet peng nga shteti për ta përdorur për qëllime politike. Kërkoj ndërmjetësimin tuaj pranë qeverisë së Shqipërisë për të zbardhur të vërtetën e rrëmbimit dhe zhdukjes së tij. Shpresoj në ndërhyrjen tuaj.
Më 10/12.2008 Anila Kryeziu
Letër drejtuar:
Parlamentit të Shqipërisë
Grupeve parlamentare të PD-së, PS-së, LSI-së, PSD-së
Siç mund të jeni në dijeni që prej një muaji është rrëmbyer edhe zhdukur në mënyrë mafioze në mes të ditës, në mes të Tiranës qytetari nga Kosova, Ismet Kryeziu. Nuk duam të besojmë që në një vend që siç, pretendon qeveria e tij është më i sigurti, në rajon e më gjerë, të ekzistojnë struktura mafioze, të paidentifikuara që guxojnë deri atje sa të rrëmbejnë dhe zhdukin pa nam e nishan qytetarët e thjeshtë. Kemi bërë denoncime në organet përkatëse sipas ligjeve të shtetit. Kemi kërkuar ndihmën e organeve shtetërore, Presidentit, Kryeministrit, Prokurores së Përgjithshme. Deri tani asnjë përgjigje mbi fatin e jetës së tij. Alibitë e vetë zhdukjes janë shpifje të ulëta nga ata që e kanë rrëmbyer për të fshehur të vërtetën e rrëmbimit që ka prapavijë të rrezikshme. Që në denoncimin e parë kemi paraqitur dyshimet tona, por tani jemi të bindur se në rrëmbimin dhe zhdukjen e tij mund të jenë duart e strukturave të shtetit. Është fare e ditur që shteti dhe mekanizmat dhe strukturat e tij të zbardhin të vërtetën e rrëmbimit dhe zhdukjes së tij, po që seriozisht do të ishte angazhuar me kohë. Nuk duam të besojmë se fati dhe jeta e tij do të ndjekë atë të bashkatdhetarit dhe bashkëluftëtarit të tij, të të ndjerit Remzi Hoxha, po qe se deri më sot nuk e ka pësuar. Rrëmbimi mafioz dhe zhdukja e Kryeziut përbën një moment frike dhe pasigurie për qytetarët e këtij vendi që është njohur me ngjarjen. Nëse personi i rrëmbyer dhe i zhdukur ka shkelur ligjet e këtij vendi le të gjykohet sipas legjislacioneve dhe ligjeve në fuqi dhe jo sipas ligjit të xhunglës dhe ligjit të cubave. Kërkojmë angazhimin dhe ndihmën tuaj në zbardhjen e së vërtetës së rrëmbimit dhe sigurimin e jetës së familjarit tonë.
Tiranë 10/12/08 Familja e Ismet Kryeziut
Kryehetuesi Etien Kapo kreu 18 verifikime për të gjetur të rrëmbyerin
"Kryeziu", prokuroria rikthen dosjen në polici
Prokuroria e Tiranës ia ka kthyer dosjen "Kryeziu" për plotësime Policisë së Shtetit. Kryehetuesi i çështjes, Etien Kapo, e ka mbajtur çështjen pak ditë dhe pasi ka përpiluar 18 pyetje për dëshmitarë e ka rikthyer sërish në polici. Nga të dhënat hetimore mësohet se prokurori ka marrë sërish në pyetje bashkëshorten e Ismet Kryeziut, Anilën, si dhe vjehrrin e tij, Çerçizin, të cilët i kanë parashtruar të çështjet të gjitha pistat e zhdukjes. Sipas burimeve nga prokuroria, në pyetje janë marrë edhe dëshmitarët që e kanë takuar për herë të fundit Ismetin. Njëri prej tyre, Tofik Lila, ka deklaruar se ditën e zhdukjes, më datë 16 nëntor të këtij vitit, rreth orës 15:00 janë takuar bashkë dhe janë ulur për kafe në afërsi të Shkollës së Bashkuar në kryeqytet. Ndërkohë, bashkëshortja e Ismetit, Anila, ka deklaruar se "Kemi dyshime se strukturat shtetërore kanë rrëmbyer dhe zhdukur Ismet Kryeziun".
Ndërkohë, dëshmitari Tofik Lila ka deklaruar para policisë dhe prokurorisë se ditën e ngjarjes, Ismeti ka takuar një shtetas iranian në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Sipas dëshmitarit, Ismeti i ka dhënë një pako këtij shtetasi dhe takimi ka zgjatur katër minuta. Nga dëshmia mësohet se pas kësaj Ismeti është ulur me dëshmitarin. "Ismetit i ka rënë telefoni tri herë dhe në këtë moment ai u prish në fytyrë. Për herën e katërt e ka ngritur dhe i ka thënë se takohemi në orën 18:30", mësohet se ka deklaruar Tofik Lila para policisë dhe prokurorisë.
Mësohet se oficerët e policisë i kanë thanë vjehrrit të Ismet Kryeziut se ka pasur një interes të Kryeministrit aktual, Sali Berisha, për zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se Kryeministri mund të ketë dhënë edhe detyra përkatëse strukturave të hetimit që po merren me këtë çështjes. Familja e Ismet Kryeziut i ka dërguar një letër Kryeministrit ku i kërkon ndërhyrjen e tij serioze, pasi edhe pistat që i ka dhënë të sakta policisë po i kanalizojnë në gjëra dytësore që s‘kanë lidhje me rrëmbimin. Sipas familjarëve, këto qarqe nxisin vëllain e Remzi Hoxhës që të japë vlerësime në lidhje me zhdukjen e Ismet Kryeziut që ai mund të jetë zhdukur.
Ndërkohë, dje ka reaguar edhe avokati i familjes së Ismet Kryeziut, Idajet Beqari, i cili ka pranuar publikisht se ditën kur është zhdukur, Ismeti ka takuar një konsull iranian. Sipas tij, në lidhje me dëshminë e Tofik Lilës, beqari i ka kërkuar konsullit Seyed Saxhadi një takim, duke iu prezantuar se ishte avokati i familjes së Ismet Kryeziut. Pas këtij momenti, konsulli e mbylli telefonin. Pas disa çastesh, avokati e rimerr përsëri konsullin, por edhe këtë herë ai nuk e hap telefonin. Pas kësaj, edhe bashkëshortja e Ismet Kryeziut, Anila tenton të lidhet me konsullin, pasi njiheshin që më parë. Por edhe bashkëshortes nuk ia hap telefonin...