E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Himarë, Nikollari: Dalin nga spitali edhe 3 vajza

Tre studentet, të cilat u plagosën në aksidentin tragjik në Himarë, Shegushe Hako, Besiana Dani dhe Anisa Çobo do të dalin sot nga spitali.

Lajmi është bërë i ditur për “Ora News” nga mjeku i spitalit Ushatark Luan Nikollari i cili ndjek gjendjen e vazjave të plagosura në aksidentin tragjik. Gjithashtu mjeku Nikollari ka bërë me dije se se gjendja shëndetësore e studentes Kaltra Pollozhani është e stabilizuar.
 

Ndërkohë mbetet e qëndrueshme gjendja shëndetësore e dy vajzave Florije Peci dhe Eriselda Gubere të cilat po kurohen në klinika të specializuara në Vjenë. Sipas informacioneve gjatë ditës së sotme do të tentohet një tjetër zgjim për dy vajzat.

Në aksidentin e Himarës mbetën të vdekur 13 persona, ndërsa 26 studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u plagosën rëndë. Autobusi po shkonte në Sarandë për një ekspeditë mësimore.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›