Avokati i shtetit Te shkrihen drejtorite juridike
Avokatura e Shtetit duhet të shtrihet në çdo institucion për të qenë e vetmja përfaqësuese e interesave të shtetit, jo vetëm në këshillimin per hartimin e akteve ligjore dhe administrative, por edhe në përfaqësimin e çështjeve në gjykatë. Është ky qëndrimi i Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Ledina Mandia në një intervistë për “AS”.
Avokatja e Përgjithshme shprehet se aktualisht për shkak të gabimeve të administratës, shteti ka humbur shumë çështje në gjykatë, vendime që gjithnjë shoqërohen me faturë financiare.
“Ajo që ne pretendojmë është në të ardhmen ta shtrijmë edhe më tej avokaturën e shtetit. Do të thotë që jo një avokat shteti, por një avokaturë shteti pranë një ministrie. Qëllimi ynë është drejt suprimimit të drejtorive juridike dhe zëvendësimit të tyre me avokaturë të shtetit, të cilat do të marrin përsipër konsultimin e titullarëve në çdo moment të prodhimit të akteve dhe konsultimit të kontratave në gjenezë të tyre, siç thashë dhe më parë, që në procesin e tenderimit dhe shpalljen fitues të tyre, duke përcaktuar edhe kushtet standarde të tenderit. Në shumicën e rasteve, faturimi vjen si rezultat i veprimeve ose mosveprimeve të administratës shtetërore”-tha Ledina Mandia, Avokate e Pergjitshme e Shtetit.
Avokatja shprehet se aktualisht janë institucionet qeveritare ato që kanë të atashuar në struktuarat e tyre edhe përfaqësues ligjore nga Avokatura e Shtetit, të cilët konsultojnë të gjitha vendimet dhe kontratat. Aktualisht, avokatura e shtetit, është pjesë gjatë përfaqësimit të çështjeve në gjykatat e apelit. Nëse strukturat e avokaturës së shtetit do të shtrihen në çdo institucion shtetëror dhe vendor, kostot financiare që shkojnë për çështjet e humbura do të reduktohen.
Denada Shkodrani