Rekomandimet e ODIHR-it Sequi Nisni dialogun politik

Nuk kaluan më shumë se 48 orë nga publikimi i raportit final të OSBE/ODIHR-it, kur Bashkimi Europian i drejtohet me një mesazh të qartë spektrit politik në Shqipëri. Nisja e dialogut politik mes dy partive të mëdha, përfshirë edhe partitë e vogla ishte mesazhi që artikuloi ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi nga Shkodra.
“Komisioni Europian do të marrë në konsideratë në mënyrë të qartë rekomandimet e OSBE/ODIHR, përsa i përket progres raportit që do i dorëzohet Ministrisë së Jashtme në 12 tetor të këtij viti. CcÇështja e Integrimit Europian duhet konsideruar si çështje kombëtare. Duhet angazhim i fortë dhe i plotë nga forcat politike. Duhen zbatuar të gjitha prioritetet që Komisioni Europian i ka sugjeruar Shqipërisë. Për të ndodhur kjo, është e domosdoshme të fillohet dialogu politik në Shqipëri”- tha Sequi.
Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, ambasadori Sequi u ka kërkuar partive politike të respektojnë rekomandimet e kërkuara për reformën zgjedhore. Për këtë Bashkimi Europian kërkon nga liderët politik të ulen në një tryezë për të formular ligjin e ri elektoral.