Jashte funksionit. 4 shkolla rrezikojne te mos hapen

Shkolla “Siri Kodra” dhe “Ahmet Gashi” riskojnë të mos hapen në sezonin e ri shkollor, pasi nuk kanë pësuar pothuajse asnjë përmirësim për sa i përket kushteve higjeno - sanitare. Edhe pse inspektorët sanitarë u lanë drejtorive të këtyre shkollave porosi në muajin qershor situate pas inspektimeve të bëra pak ditë më parë rezulton pothuajse e njëjtë, ambjente më lagështi, pa energji elektrike dhe ujë. Po këtë fat kanë edhe dy shkollat në Bathore e kopshti i kësaj zone.
“Shkollat më problematike në qytetin e Tiranës janë “Siri Kodra” dhe shkolla “Ahmet Gashi”. Përsa I përket zonave periferike, zona e Bathores është zona më problematike. Janë lënë detyra nga Inspektoriati në muajin qershor dhe ne jemi në fazën e kontrollit të zbatimit të këtyre detyrave që kemi lënë. Paraqitet e njëjta situatë si në qytetin e Tiranës. Kanë filluar punimet, por nuk është bërë rikonstruksioni I plotë dhe zbatimi I të gjitha detyrave”- tha Liliana Ramasaco, Drejtoreshë e Autoritetit Shendetesor Rajonal.
Përmiresimi i kushteve dhe investimet kanë nisur vetëm në kopshtet 24, 29 dhe 35, në të cilat nga qershori deri në gusht kanë nisur punimet. Pas inspektimeve të fundit këto kopshte plotësojnë kushtet higjeno- sanitare për të pritur fëmijët.
Julia Bardhushi