Aksidenti në Lushnje, viktima nuk ishte pronari por hajduti i makinës
Lushnje- Personi që humbi dje jetën në aksidentin rrugor në qytetin e Lushnjes mësohet se nuk ishte pronari i mjetit por hajduti.
Një ditë pas raportimit ngjarja ka marrë sot një rrjedhë krejt tjetër. Viktima nuk është Beqir Boci, siç edhe u raportua ditën e djeshme, por personi që i ka grabitur makinën.
Sipas policisë Boci ka denoncuar dje në Komisariatin e Elbasanit vjedhjen e makinës. Policia thotë se i vdekuri në aksidentin e djeshëm ende nuk është identifikuar, sepse në automjet janë gjetur vetëm dokumenta të pronarit Beqir Bocit dhe nga viktima ska asnjë të dhënë.
Policia bën me dije se ka nisur hetimet mbi ngjarjen dhe zbulimin e hajdutit që humbi jetën në aksident.
Ngjarja ndpdhi pasditen e djeshme në aksin rrugor Lushnje- Rrogozhinë. Sipas policisë makina me targa EL 8424 B ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë duke i marrë jetën drejtuesi të mjetit, që fillimisht u dyshuar të ishte shtetasi Beqir Boci nga Elbasani.
Policia tha se viktima ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Mercedes teksa mësohet se si pasojë e lagështisë ka ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pishë dhe më pas ka rënë mbi një furgon të parkuar brenda një biznesi privat.
Policia është detyruar të presë makinën për të nxjerrë trupin e të aksidentuarit, teksa viktima ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal të qytetit.