E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthehen institucionet e qeverisë greke, tre sulme me bombula gazi

greqi-bombeGreqi- Fondacioni për Kërkime Ekonomike dhe Industriale (IOBE) dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Punëve Publike u sulmuan me bombola gazi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

‘Greek Greece Reporter’ raporton se sulmi i parë ka ndodhur në ‘New World’, Athinë, në ndërtesën e IOBE-ës. Autorët vendosen gjashtë bombola gazi, të cilat u shpërthyen. Shpërthimi që pasoi shkaktoi dëme të vogla në hyrje të ndërtesës.

Në sulmin e dytë, pesë minuta më vonë, një pajisje ndezëse e përbërë nga katër bombola gazi është përdorur kundër Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Punëve Publike në Ambelokipoi, ku ka pasur edhe dëmtime të vogla të raportuara. Nuk ka pasur viktima në të dyja sulmet.

Sulmi i tretë me zjarrvënie targetori zyrën politike të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, G. Sourlas, në ‘Mihalakopoulou Street’. Autorët arritën në katin e pestë të ndërtesës dhe vendosen bombolat e gazit.

Shpërthimi ndodhi në tetë në mëngjes. Përkundër faktit se autorët shpërthyen pajisjen në një kohë kur njerëzit ishin në ndërtesë, për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të plagosur.

Megjithatë, dy gra që jetojnë pranë zyrës së Sourlas-it ‘thithen tymin kur ata hapën derën e apartamentit për të parë se çfarë po ndodhte dhe duhej të shoqëroheshin për në spital për t’u ekzaminuar’,-sipas dëshmitarëve.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›