E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Qafë Kërrabë, burg pa afat për shoferin

Autobusi i aksidentuar (foto Franc Zhurda)

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e burgut pa afat për shoferin e autobusit të aksidentuar në Qafë  Kërrabë.

Mithat Biçaku akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor por gjithashtu edhe pse ende nuk është publike mund të rëndojë akuza e kërcënimit të jetës.

Në këtë aksident mbetën të plagosur disa aktivistë të Aleancës Kuqezi ndërsa vetë Biçaku bëri fajtor për aksidentin një persona me makinë Range Rover.

(vijon)

*    *    *

Aksidenti në Qafë Kërrabë, Policia arreston shoferin, AK nis hetim privat

Ekspertiza policore ka nxjerr përfundimin se autobusi i mbështetësve të Aleanca Kuqezi është aksidentuar për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit. Ky në fakt është vetëm përfundimi paraprak dhe nuk sqaron nëse drejtuesi ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë apo ndikimeve të tjera.

Ndërkohë pas mjekimeve të marrë në spital, mësohet se shoferi, Biçaku, është arrestuar nga policia. Urdhri i arrestit është lëshuar nga prokuroria e Elbasanit pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit në momentin e aksidentit.

Një zhvillim i tillë vjen pas pretendimeve të Biçakut se në momentin e aksidentit është provokuar nga një fuoristradë. Por nga ekspertiza e deritanishme nuk rezulton një fakt i tillë.

Vetë drejtuesi Mithat Biçaku pretendon se shkak i aksidentit është provokuar nga një makinë Range Rover, e cila e ka goditur autobusin.

Në reagimin e Aleancës Kuqezi, bëhet thirrje për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Qafë Kërrabë dhe akuzoi policinë se po vonon zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjetër bëhet se AK ka nisur edhe hetim privat për zbardhjen e ngjarjes.

AK vijon të jetë e shqetësuar për punën e ngadaltë të strukturave të policisë së shtetit shqiptar të cilat gjatë 20 orëve të fundit kanë treguar se nuk janë në gjendje të lokalizojnë dhe identifikojnë e ndalojnë një automjet të tipit “Range Rover” i zi me targa Tirane, që sipas dëshmitarëve dhe delegatëve të Aleancës Kuqezi është shkaktar i aksidentit të ditës së djeshëm ku rrezikuan jetën 35 aktivistët e Aleancës Kuqezi, thuhet në deklaratë. /F.S/

*    *    *

 Qafë Kërrabë, bie në greminë autobusi i AK-së, 9 të plagosur, Spahiu: Një automjet provokoi aksidentin

Një autobus me rreth 35 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi është përmbysur rreth orës 16:50 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Mësohet se të paktën 9 persona janë plagosur dhe vetëm 2 janë në gjendje të rëndë, ndërsa plagë të lehta kanë marrë 22 persona. Konfirmohet se në gjendje të rëndë është shtetasi Arjan Kojku, por sipas ministrit Vasili konfirmohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në Qafë Kërrabë në vendin e quajtur Qershitë.

Mësohet nga policia se, autobusi ishte me aktivistë të Aleancës Kuq e Zi dhe po udhëtonte nga Tirana drejt Librazhdit.

Autobusi i linjës Tiranë-Librazhd me targa LB 3156 ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë duke rënë 10 metra larg rrugës.
Sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit ka qenë një mjet tip Land Rover, pasi i ka prerë rrugën autobusit dhe ky u fundit është detyruar të devijojë, duke dalë nga rruga dhe ka rënën në humnerë.

Drejtuesi i mjetit Mitat Biçaku është shoqëruar nga policia për të dhënë dëshmitë në lidhje me aksidentin.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.


Mësohen emrat e të plagosurve

Ata janë: Taulant Muca, Dritan Bozhiqi, Florian Shkurti, Pranvera Sollaku, Altin Alla, Medin Hysa, Olsi Ozuni dhe Fatmir Brazhda, i cili është kryetari i Aleancës Kuq e Zi për Librazhdin.

Vasili: Na ka ndihmuar lajmërimi që na bënë qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka thënë se ka 9 persona të plagosur janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre, Artan Kojku, ka marrë plagë të rënda, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Vasili ka falënderuar qytetarët për ndihmën e dhënë pasi e kanë lajmëruar me telefon.

Nuk ka viktima, ky është edhe lajmi më i rëndësishëm. Tetë prej tyre janë me plagë të lehta. Njëri është më rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë po trajtohen në spitalin e Elbasanit. Kemi vënë në dispozicion helikopterët tanë, në afërsi të Elbasanit në rast të ndonjë përkeqësimi të mundshëm të situatës,- u shpreh ministri Vasili.

Vasili u shpreh se helikopteri u kthye mbrapsht ngaqë gjendja e të plagosurve ishte nën kontroll .

Policia e Tiranës: Janë 2 të plagosur rëndë, por  jashtë rrezikut për jetën

Rreth orës 16:50 të ditës së sotme është marrë informacioni se në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, rreth 3 km pa hyrë në qytetin Elbasan, në vendin e quajtur Qershitë, autobusi me targë Lb 3156 A, drejtuar nga shtetasi Mithat Biçaku, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 10 metër poshtë.

Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Elbasan për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 8 nga pasagjerët e këtij autobusi. Të dëmtuarit në këtë aksident janë transportuar drejt ambienteve spitalore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën, vetëm dy prej tyre kanë pësuar dëmtime më të rënda, por pa rrezik për jetën.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit të pranishme në vendngjarje aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Spahiu: Një makinë provokoi aksidentin

Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, mbërriti menjëherë në vendin e quajtur Qershitë, ku u aksidentua autobusi me aktivistë të AK-së. Spahiu tha se kishte mësuar nga aktivistët se një makinë i kishte ndërprerë disa herë rrugën autobusit, duke e detyruar të dilte nga rruga.

Autobusi ka qenë i prenotuar vetëm nga aktivistë të Aleancës Kuq e Zi. Janë të njëjtat pamje të një muaji më parë. Besojmë tek forcat e policisë, deri në kapjen e personit që ka provokuar këtë aksident.- u shpreh Spahiu.

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Asnjë të plagosur nuk ka në vendngjarje

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka thënë se është e rëndësishme është se asnjëri nga të plagosurit nuk ka rrezik për jetën.  Halimi  konfirmon se janë vetëm 8 ose 9 persona janë të plagosur. Policia po bën të gjitha procedurat për zbardhjen e ngjarjes. Dhe në vendngjarje është vetëm interesimi i medieve dhe i njerëzve, ndërsa të aksidentuarit janë transportuar të gjithë në spitalin e Elbasanit, u shpreh Halimi.

Deputeti socialist Taulant Balla: Të aksidentuarit janë me fat

Deputeti socialist Taulant Balla tha se të aksidentuarit janë me fat duke pasur parasysh pozicionin dhe vendin ku ka rënë aut

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›