E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me bombë në Bërnjak, KFOR-i rrit gatishmërinë

Forcat e KFOR-it

Persona të panjohur kanë hedhur sot në mëngjes rreth orës katër dy bomba dore në pikëkalimin kufitar Bërnjak, afër Zubin Potokut. Mediat serbe njoftojnë se njëra bombë ka shpërthyer e tjetra jo. Bombat janë prodhim serb M75. Sipas këtyre burimeve është plagosur një ushtar francez, por është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftohet po ashtu se  bombën pashpërthyer e kanë shkatërruar ushtarët e KFOR-it.

Ushtarët e kontingjentit francez të KFOR-it përgjatë ditës së sotme e kanë mbajtur të bllokuar rrugën Mitrovic-Rribariq.

Gjithashtu mësohet se, pas sulmit me bomba dore në pikën kufitare Bërnjak, KFOR-i ka shtuar numrin e ushtarëve dhe ka ngritur shkallën e gatishmërisë në nivelin më të lartë.

Po ashtu KFOR-i ka ngritur gjendjen e gatishmërisë edhe në pikën kufitare G1 në Jarinje të Leposaviqit, ka shtuar edhe praninë ushtarake të NATO-së.

Mësohet se pika e kalimit mes Kosovës dhe Serbisë ishte hapur dhe lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në pikën kufitare G 31 në veri të Kosovës ishte normalizuar para shpërthimit të bombës.

Menjëherë pas incidentit, KFOR-it bllokoi tërësisht këtë pikë kufitare për qarkullim.

Sulmi në pikën kufitare në Bërrnjak, bazën e improvizuar të KFOR-it, vjen vetëm një ditë pas vrasjes në rrethana të pasqaruara të një ushtari italian të kontingjentit të KFOR-it, po në këtë zonë.

Të shtunën KFOR-i mbylli rrugët alternative rreth Bërnjakut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›