E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Qafë Krrabë, të plagosurit jashtë rrezikut

Katër të plagosurit nga aksidenti i ndodhur në Qafë Krrabë janë në spitalin e Elbasanit nën mbiqyrjen e rreptë të mjekëve. 2 prej të cilëve janë në reanimacion, Antonio Faqolli 24 vjeç dhe Artan Kojku 37 vjeç. Të rinjtë kanë marrë plagë më të rënda në këtë përplasje por janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa të dëmtuarit e tjerë Refik Karaj dhe shoferi Mithat Biçaku janë në gjendje të stabilizuar dhe mund të lënë ditën e sotme spitalin e Elbasanit.
 

Ekspertë të qarkullimit rrugor të policisë së Elbasanit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit Mithat Biçaku është nën arrest dhe sipas të dhënave të fundit, shkak mendohet të ketë qënë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe jo një parakalim i gabuar. Ekspetët thanë se autobusi po ecte me 40 km në orë në momentin e aksidentit. Sipas tyre, shoferi ka humbur kontrollin ka frenuar, por jo mjaftueshëm dhe për pasojë autobusi ka dalë nga rruga, është përplasur fillimisht me një pemë në anën të rrugës dhe më pas ka bere 2 salto për duke rënë në një greminë prej 10 metrash.

Fatmirësisht aksidenti nuk ka shënuar viktima. Në të udhëtonin rreth 30 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi të cilët po ktheheshin nga Tirana ku u mbajt kongresi i aleancës për të shkuar në shtëpitë e tyre në Librazhd. Ky është aksidenti i dytë brenda 1 muaj me përmasa të tilla. Por ndyshe nga aksidenti i Himarës ku humbën jetë studentët, për fat të mirë në këtë aksidentë pati vetëm të dëmtuar lehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›