E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimet e naftës në Fier, protestë në fshatin Zharrëz

Persona të paidenfikuar kanë hyrë në stacionin e pompimit në Fier duke hapur rubeniat e çisternave të naftës. Punonjësit e firmës kanadeze që administrojnë këtë këtë stacion kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe nisjen e hetimit për rastin në fjalë.

Në pak orë distancë nga kjo ngjarje dhjetëra banorë të komunës Zharrëz protestuan kundër firmës kanadeze të naftës, pasi pretendojnë se shpërthimet nëntokësore u kanë shkaktuar shqetësim dhe dëme materiale në banesat e tyre. Në formë revolte, banorët kanë bllokuar aksin nacional dhe më pas i janë drejtuar çisternave të kompanisë dhe kanë derdhur naftë.
 

Në mbështjetje të banorve ishte dhe deputeti i zonës, socialisti Armando Subashi i cili tha se banorët kanë kohë që vuajnë nga këto shpërthime që ju demtohen shtëpitë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë.
 

Protesta nuk ka kaluar pa probleme. Për të shpërndarë banorët në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, të cilat shoqëruan dhjetëra prej tyre në komisariat.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›