Aksidenti në Shkodër-Velipojë, dy të plagosur rëndë
Shkodër – Drejtuesi i një motoçiklete dhe një këmbësore kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Shkodër-Velipojë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Trush, kur një motoçikletë pa targa, tip “Loncin”, e drejtuar nga 31-vjeçari Ylli M., lindur e banues në fshatin Shirq të Komunës Dajç, ka përplasur nga mbrapa një këmbësore. Si pasojë e kësaj përplasjeje është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë. Në aksident ka mbetur e lënduar dhe kalimtarja, por ajo nuk paraqiste rrezik jete.
Itali, shpëtoi të moshuarin, shqiptari merr lejen e qëndrimit
Leje-qëndrimi në Itali për motive humanitare. Fundi i lumtur për një shqiptar të Kosovës erdhi pasi arriti të shpëtojë një të moshuar, i cili kishte përfunduar në një përrua. Në momentin kur do t’i jepnin çmimin, organizatorët zbuluan se i riu ishte një emigrant pa dokumente të rregullta në Itali, madje i kishte mbërritur edhe fleta ku i kërkohej largimi prej territorit të këtij vendi. 29-vjeçari jeton dhe punon prej tre vjetësh në Alto Adige dhe pasi kreu gjestin humanitar, tani mund të shijoje edhe qëndrimin e tij në shtetin italian me dokumente të rregullta.
18 Shkurt 2009