E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis kursi disanivelesh për “Promovues të dhurimit vullnetarë të gjakut”



Promovuesit e dhurimit të gjakut duhet të ndjekin një kurs me disa nivele, për mënyrën e sensibilizimit të qytetarëve.
Dhurimi i gjakut duhet të bëhet një fenomen i përhershëm tek qytetarët, pasi mund të shpëtohen shumë jetë njerëzish. Prej disa vitesh është themeluar Shoqata e parë e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut e njohur si “DHVGJ”. Që në fillimet e saj Shoqata është angazhuar në promovimin për nxitjen e dhurimit vullnetar të herë pas hershëm, anonim dhe të anëtarësuar të gjakut në Shqipëri. Ky aktivitet është bërë në përputhje me direktivat e strategjisë kombëtare për gjak të sigurt. Përfaqësues të iniciativave të kësaj shoqate janë bërë shumë të rinj studentë në universitete të ndryshme të Tiranës dhe vullnetarë të ndjeshëm ndaj këtyre iniciativave. Përveç aktiviteteve për promovimin e dhurimit të gjakut, shoqata i ka dhënë një rendësi të veçantë edhe përgatitjes së figurës së promovuesit. Kështu, ditën e premte, më datë 20 shkurt 2009, do të çelet një kurs disa nivelesh për “Promovues të dhurimit vullnetar të gjakut”. Kursi do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut falë kontributit të Kooperacionit për Zhvillim të Ministrisë së Jashtme të Italisë. Kështu, do të trajnohen 60 vullnetarë anëtarë të shoqatës “DHVGJ” që më pas do të certifikohen nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë. Leksionet e kursit të formimit do të drejtohen nga docentë shqiptarë dhe italianë specialiste të fushës së shëndetësisë dhe të komunikimit, në tre nivele.

18 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›