Moti, të premten e gjithë Shqipëria me temperatura nën zero
Sërish temperatura mjaft të ulëta dhe reshje shiu.
TIRANË - Moti i keq do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj jave. Specialistë të Shërbimit Meteorologjik thanë për gazetën se karakteristikë e kësaj jave do të jenë temperaturat nën zero, por nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës, sidomos në zonat veriore. Sipas specialistëve të Shërbimit Meteorologjik, gjatë ditës së mërkurë do të kemi sërish temperatura mjaft të ulëta, por dhe një sistem vranësirash do të mbërrijë gradualisht në orët e mesditës, duke u shoqëruar edhe me reshje, fillimisht në veriperëndim dhe deri në mesnatë, në të gjithë territorin.
Situata
Reshjet do të jenë të pranishme edhe të enjten, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Sipas meteorologëve, gjatë ditës së enjte pritet që reshjet të jenë më të pakta (kryesisht paradite), ndërsa do të ketë reshje dëbore jo vetëm në zonat malore, por probabiliteti është i lartë edhe për zonat e ulëta, madje dhe në disa zona bregdetare (sidomos segmenti Velipojë-Shëngjin). E premtja dhe fundjava do të na rikthejnë në një mot të ngjashëm me atë që sapo lamë pas. Në përgjithësi, i kthjellët, herë pas here kalime vranësirash, kryesisht në terrenet malore (me ndonjë reshje të dobët dëbore).
Temperaturat
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë problematike. Do të ketë një rritje të enjten (me rreth 5 gradë), por një ftohje të shpejtë do të sjellë pasditja e saj. “E enjtja do të sjellë një rënie prej 3 gradësh, për pasojë, në mëngjes i gjithë vendi do të jetë nën zero ose pak mbi të”, - shpjegojnë meteorologët. Sipas tyre, rënie të temperaturave do të sjellë dhe e premtja (rreth 4 gradë), ndërsa fundjava do të sjellë rënie më të lehta, duke bërë që edhe mesdita të shënojë vlera mjaft të ulëta. Era do të forcohet të martën në mbrëmje dhe të mërkurën, por sidomos të enjten, për të arritur deri 60 km/h në Jon (nga jugu). Të premten dhe në fundjavë do të pësojë një dobësim relativ: do të fryjë me deri 20km/h në tokë, me përjashtim të luginës së Drinit dhe zonës së Lezhës, ku ajo për momente do të arrijë deri 30 km/h (nga verilindja), ndërsa në det deri 45 km/h.
18 Shkurt 2009