Kosovë, reshje dëbore dhe rënie temperaturash
PRISHTINë- Në Kosovë sot po vazhdojnë reshjet e dëborës, të filluara dje pasdite, duke sjellë edhe rënie të temperaturave, të cilat parashikohet të arrijnë në minus 10 gradë Celsius gjatë fundjavës. Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacioneve njofton se i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit dhe se ekipet janë në terren me makinerinë e nevojshme, në kujdestari 24 orëshe. Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare janë të kalueshme dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura që trafiku të zhvillohet pandalshëm. (d.b/BalkanWeb)