KE, Handel: Plotesimi i pyetesorit, test per shqiptaret
TIRANE- Shefi i politik i delegacionit te KE, Thomas Van Handel ka vleresuar si shume te rendesishme pergjigjet qe qeveria shqiptare do ti jape pyetesorit per marrjen e statusit e vendit kandidat. Ne nje forum per integrimin e Shqiperise ne BE organizuar nga Levizja Europiane ne Shqiperi, zyrtari i KE Handel tha se ne fund te 2010 Komisioni Europian shpreson te kete nje pergjigje per pyetesorin e plotesuar nga qeveria shqitare. Rezultatet e tij do ti dergohen Keshillit Europian, por per zotin Handel arritja e nje rekomandimi pozitiv nga ana e Komisionit varet nga plotesimi i detyrimeve nga ana e qeverise shqiptare. Zoti Handel tha se Komisioni Europian do jete objektiv ne vleresimin e tij,por shtroi si domosdoshmeri rritjen e perpjekjeve te qeverise ne plotesimin e detyrimeve ne menyre qe implementimi te realizohet dhe progresi mos mbetet ne leter. Ne disa fusha sipas tij duhet kapercyer regresi dhe stanjacioni. Ambasadori i KE-së Helmut Lohan i dorëzoi pak ditë më parë kryeministrit pyetësorin e per marrjen e statusit të vendit kandidat. Dy ditë më parë, gjatë prezantimit të pyetësorit për administratën, Bregu i bëri thirrje opozitës, ashtu si dhe dje në seancën parlamentare, që “të bëhet pjesë e tryezave të dialogut”, pasi sipas saj “është koha e bisedimeve në tryeza pune, dhe jo bojkoti”.