Sulmohet një pikë e shitjes së PTK së në Prishtinë
PRISHTINE - është sulmuar me armë zjarri pika e shitjes së PTK së nr.14 në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, ndërs ka mbetur i plagosur një punëtor. Grabitja në tentativë ka ndodhur të enjtën mbrëma rreth orës 19:30. Persona të armatosur kanë hyrë në lokalet e PTK së dhe kanë sulmuar fizikisht punëtorin e PTK së, i cili si pasojë ka pësuar plagë serioze. Punonjësi aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia e Kosovës bën të ditur se janë shkaktuar dëme materiale. Policia dhe ndihma e parë menjëherë kanë ardhur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar. Aktualisht policia nuk ka asnjë të dyshuar. Kjo nuk është hera e parë, që pikat e shitjes së PTK së po sulmohen dhe grabiten. Hera e fundit ishte plaçkitja me armë zjarri e pikës shitëse në lagjen Arbëria në Prishtinë. PTK kërkon nga organet kompetente që të ndihmojnë në ruajtjen e pasurisë dhe kapjen e personave përgjegjës. (d.b/BalkanWeb)