E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në punë, humb jetën punëtori i ndërtimit të një pallati në Durrës



Durrës – Kishte shkuar si çdo mëngjes në punë, por nuk e kishte parashikuar se dje do të ishte dita e fundit e jetës së tij. Goditja e një pllake mermeri ka qenë fatale për punëtorin 44-vjeçar, i cili punonte për ndërtimin e një pallati në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pallat në ndërtim, ku i ndjeri Fatmir Ymeri punonte si punëtor krahu. Bëhet e ditur nga burimet paraprake në vendngjarje se punëtori ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një pllakë mermeri në punë e sipër. Goditja ka qenë shumë e rëndë saqë ai nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda që ajo i shkaktoi në kokë dhe shpatull. 44-vjeçari është dërguar urgjentisht në spitalin e qytetit të Durrësit, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot vdekjes. Ky nuk është rasti i parë që një punëtor humbet jetën gjatë procesit të punës, prandaj policia është duke hetuar mbi gjendjen e sigurisë së punimeve prej firmës së ndërtimit.

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 20 vjeçari

Tiranë - Trupi i pajetë i një 20 vjeçari është gjetur mëngjesin e djeshëm në oborrin e një fabrike këpucësh në Shkozë. Policia dyshon se viktima ka rënë aksidentalisht nga muri, në tentativë për të vjedhur në brendësi të godinës. 20 vjeçari u identifikua si Fatmir Cakrri, banues në Kamzë. Burime nga policia dyshojnë se viktima ka tentuar të grabisë në fabrikë ndërsa vdekja ka ardhur si pasojë e rrëzimit aksidental nga muri. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pranë trupit të viktimës u gjetën edhe mjete të cilat ai i përdorte për të grabitur.

21 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›