Tërmet në Bulqizë lëkundjet ndihen dhe në Tiranë
BULQIZE-Një tërmet me epiqendër 7 km në veriperëndim të Bulqizës është rregjistruar sot në mëngjes në orën 07.03 minuta. Instituti Sizmiologjik informoi se tërmeti ka qenë 3. 4 i shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale, apo të lënduar në njerëz.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)