Aksidenti, plagosen 3 te rinj
Tre te rinj nga Tirana, pushues ne plazhin e Durresit, jane perplasur nga nje automjet, ne zonen e Plepave ne Durres. Aksidenti ndodhi mengjesin e djeshem, kur 3 te rinjte pushues, u u perplasen nga nje automjet, teksa ata po tentonin te kalonin nga nje ane e rruges ne tjetren. Aksidenti ndodhi rreth ores 09:00, tek rrethrrotullimi i Plepave, 7 km larg Durresit. "Automjeti tip Ford, me targe DR 0525 D, qe drejtohej nga 52 vjecari Muharem Abdyli doli nga rruga dhe aksidentoi tre 20 vjecaret Eugen Lika, Erion Metahu dhe Ardian Jaupi, nga Tirana. Dy prej te aksidentuareve, Eugen Lika dhe Ardian Jaupi, ndodhen ne spitalin e Durresit, jashte rrezikut per jeten, ndersa gjendja shendetesore e Erion Metahut paraqitet kritike. Policia tha se inspektoret e qarkullimit rrugor po punojne per zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti, ndersa mesohet se eshte marre ne pyetje dhe drejtuesi i mjetit.