Aksidenti, plagosen nënë e bijë
Autori i Lajmit: red.
Një 35-vjeçare, së bashku me vajzën e saj, janë aksidentuar dje dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Një autoveturë tip “Benz” ka përplasur të enjten dy persona që po ecnin si këmbësore në aksin e rrugës “Alqi Kondi” në qytetin e Shkodrës. Nga një nformacion paraprak që ka policia për këtë ngjarje, bëhet e ditur se autori ka aksidentuar Suzana Hurmin, vjeç 35, banuese në fshatin Bardhaj, si dhe Sabina Hurmin, 9 vjeç, nënë e bijë, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetaset janë dërguar në spitalin rajonal në Shkodër ku po u jepet ndihma e shpejtë mjekësore. Burime nga spitali i Shkodrës bënë të ditur se Suzana Hurmi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa e bija është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar për të dhënë një informacion më të plotë në lidhje me këtë ngjarje.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008