Dy vëllezër tërheqin pas makinës 27-vjeçarin
Autori i Lajmit: red.
Kanë dashur të vrasin një bashkëfshatar, duke e goditur me mjete të forta e më pas e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gostimë të Elbasanit, kur shtetasi i dëmtuar është 37-vjeçari, K.B, që aktualisht ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas burimeve policore, mësohet se pas ngjarjes është arrestuar në flagrancë Xhevahir Plaka, 40 vjeç nga fshati Gostimë, Elbasan. “Ai në bashkëpunim me vëllanë e tij, Ismail Plaka, 26 vjeç, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me dashje, duke e goditur dhe më pas duke e tërhequr zvarrë me mjetin e tyre autoveturë “Volksvagen” me targa të huaja, DE734RT, i drejtuar nga Ismail Plaka”, - bënë të ditur burime nga policia. Pas ngjarjes, ata të dy janë larguar, por policia, pak kohë pas krimit, ka arritur të vërë në pranga një nga vëllezërit. Të dhënat spitalore bëjnë me dije se 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Është gjetur edhe makina dhe është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që mbi dy vëllezërit rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.
Ngjarja
Një 37-vjeçar ka përfunduar në spital me plagë të shumta në trup dhe me këmbë të thyer, pasi është dëmtuar nga automjeti i kushëririt të tij. Në bazë të deklarimeve të policisë lokale, dy vëllezër kanë tentuar të vrasin, duke goditur dhe tërhequr zvarrë me makinën e tyre bashkëfshtarin, por ky i fundit nga shtrati i spitalit e hedh poshtë versionin e policisë, duke e cilësuar një ngjarje aksidentale, pasi kushërinjtë e tij nuk kishin shkak pse ta vrisnin. Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xhevahir Plaka, 40 vjeç, me banim në fshatin Gostimë, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij 26-vjeçar, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me dashje duke goditur dhe më pas tërhequr zvarrë me mjetin e tyre, shtetasin Kastriot Bora, 37 vjeç me banim në të njëjtin fshat. Sipas të njëjtave burime, dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë i plagosuri është transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit me fraktura të shumta në trup dhe këmbën e thyer. Vetëm pak orë pas ngjarjes, në fshatin Gjyralë u kap një prej vëllezërve, Xhevahir Plaka, dhe u bllokua mjeti tip “Volsvagen” me targa DE734RT. Mësohet se është shpallur në kërkim me shkresë EKSTRA dhe po punohet për kapjen e 26-vjeçarit Ismail Plaka. Dy autorët akuzohen për veprën penale “Tentativë vrasje, në bashkëpunim”.
Hetimet
Për të zbardhur versionin e vërtetë të ngjarjes, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet. Mësohet se janë marrë në pyetje disa persona që ishin dëshmitarë në ngjarje. Ende nuk është përcaktuar versioni zyrtar i hetimit, ndërsa policia ka dalë me një komunikatë duke i akuzuar dy vëllezërit për tentativë vrasje nën motive të dobëta.
Dëshmia e të dëmtuarit
Kastriot Bora, pasi ka marrë mjekimet e nevojshme, ndodhet në sallën e reanimacionit në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Asnjë nga familjarët dhe të afërmit e tij nuk kanë qenë në momentin e ngjarjes. Ai do të thotë vetëm atë që ka pësuar vetë deri në momentin kur ka humbur ndjenjat. 37-vjeçari thotë se ngjarja nuk ishte një tentativë vrasjeje, por një aksident i shkaktuar, pasi kushërinjtë e tij ishin të dehur dhe vetëm njëri prej tyre e ka shkaktuar aksidentin. Ai hedh poshtë versionin e policisë, duke deklaruar se dy vëllezërit, që janë njëkohësisht edhe kushërinj të tij, nuk kishin arsye pse ta vrisnin.
“Ata ishin duke bërë fjalë me njëri-tjetrin nga xhamat e dy makinave dhe po bërtisnin me zë të lartë. Duke qenë se e kam shtëpinë afër qendrës së Gostimës, dola dhe u fola të dyve, por pashë që ishin të dehur. Ndërsa po shkoja në drejtim të Xhevahirit, pak minuta më vonë, nga mbrapa, më përplas me makinë vëllai tjetër, Ismaili. Për mua gjithçka ishte aksidentale dhe nuk e di pse është thënë se donin të më vrisnin. Ata reaguan ashtu nga pija, pasi nuk kishin arsye të më vrisnin, por gjërat ndodhën ashtu si ndodhën vetëm se ishin të dehur dhe nuk dinin se ç bënin. Ismaili është larguar nga vendi i ngjarjes nga frika, pasi ai as nuk ka bërë edhe ushtrinë. Mund t ju them me bindje se gjërat nuk kanë rrjedhur ashtu siç ka thënë policia, pasi nuk ekzistonte një shkak që të më vrisnin. Më kanë ardhur këtu dhe më kanë thënë se ata kishin menduar të të vrisnin dhe kështu kanë dalë fjalët në fshat, por këto nuk janë aspak të vërteta”.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008