Gradat në polici, 500 punonjës rrezikojnë punën
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Hyrja në fuqi e ligjit për gradat pritet të sjellë ndryshime në polici. Mospërputhja e gradës me pocizionin pritet t u rrezikojë vendin e punës rreth 500 punonjësve të uniformave blu. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, sipas të cilave mësohet se përveç ndryshimit të pozicionit në punë pritet të ketë dhe largime nga detyra. Ligji për gradat është miratuar me vendim qeverie katër ditë më parë. Ligji i ri parashikon jo vetëm njësimin e pozicionit me gradat, por dhe një rritje të konsiderueshme në pagat e punonjësve të uniformave blu.
Reforma
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit për gradat po përgatiten dhe lëvizjet e para në polici. Edhe pse nuk ka ende një listë emërore të punonjësve që do të dorëzojnë uniformën, mësohet se është gati skema e largimeve. Mospërputhja e gradës me pozicionin është kriteri bazë mbi të cilin priten lëvizjet në polici. Burimet bëjnë të ditur se përveç uljeve në detyrë pritet të ketë dhe largime nga radhët e policisë, por ende nuk janë përcaktuar mbi ç baza do të realizohen këto të fundit.
Ndryshimet
Sipas vendimit të ndryshimit të gradave, të gjitha gradat e rolit bazë në Policinë e Shtetit janë hequr dhe janë rritur në grada të rolit të mesëm, të bërë me ligjin e ri. Gradat e rolit të mesëm e deri te roli drejtues e madhor kanë pësuar ndryshime. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, punonjësit e policisë, të cilët janë në periudhën e provës dhe sapo kanë mbaruar shkollën e policisë, do të mbajnë gradën “Nëninspektor”. Ndërsa uniformat blu me gradë “agjent” dhe "agjent i parë", do të marrin gradën e “Inspektorit”. Sipas kësaj përllogaritjeje, gradat do të njësohen deri tek ato madhore, ku grada më e madhe që ishte më parë ajo e “Drejtuesit të Parë”, do të ndryshohet me gradën “Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”.
Specialistët
Specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët në Policinë e Shtetit, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët “Inxhinieri Elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10.000 (dhjetë mijë) lekësh mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Në vendim thuhet se zbatimi i kësaj shtese për pozicionet konkrete bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe të Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi vendimit, do të përballohen nga fondet e parashikuara për politikat e pagave, për vitin 2008. Ndërkohë që vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.
Koha për fitimin e çdo grade
Nga inspektor në kryeinspektor, 2 vjet
Nga kryeinspektor në nënkomisar, 2 vjet
Nga nënkomisar në komisar, 3 vjet
Nga komisar në kryekomisar, 3 vjet
Nga kryekomisar në drejtues, 3 vjet
Nga drejtues në drejtues i parë, 4 vjet
Nga drejtues i parë në zëvendësdrejtor i përgjithshëm, 4 vjet
Nga zëvendësdrejtor i përgjithshëm në drejtor i përgjithshëm është pa afat kohor.
BOX
Cilat do të jenë gradat e
reja në Policinë e Shtetit
Gradat janë pika më e diskutueshme e policisë. Plot 16 nenet e pjesës së tretë të projektligjit të Policisë së Shtetit, u janë kushtuar gradave në polici. Sistemi i gradave përcakton hierarkinë, nivelet e administrimit si dhe pasqyron marrëdhëniet ndërmjet funksioneve në polici. Në projektin më të ri të ligjit të policisë është sqaruar shumë hollësisht kuptimi i klasave dhe i gradave. Gjithashtu në projektligj sqarohet edhe mënyra se si një punonjës policie mund të kalojë nga një gradë më e ulët në një më të lartë dhe anasjelltas, si dhe sa vjet duhen përkatësisht për çdo gradë për të kaluar në një më të lartë. E vetmja që nuk ka një afat të përcaktuar është kalimi nga zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Drejtor të Përgjithshëm.
Llojet e gradave. Gradat shprehin pozitën që ka punonjësi në strukturën hierarkike të Policisë së Shtetit. Deri tani janë përcaktuar 10 grada, të cilat ndahen sipas klasave dhe ecurisë në karrierë. Punonjësit e policisë në nivelin zbatues nuk mund të kenë një gradë më të lartë se “Nëninspektor”, “Inspektor” ose “Kryeinspektor” dhe punonjësit e nivelit të parë drejtues mund të kenë gradat “Nënkomisar”, “Komisar” ose “Kryekomisar”, por jo më lart se kaq. Ndërkohë për nivelin e mesëm drejtues janë gradat “Drejtues” dhe “Drejtues i Parë”, ndërsa për nivelin e lartë drejtues janë gradat “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm” dhe “Drejtor i Përgjithshëm”.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008