E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të shtypë 5 policë, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Policia e Sarandës dhe ajo e Fierit janë vënë në kërkim të një 19-vjeçari, i cili, pas një përplasjeje me armë me punonjës të një diskoje në Sarandë, në tentativë për t i shpëtuar policisë, ka tentuar të shtypë 5 efektivë të uniformave blu. Sipas policisë së Sarandës, mësohet se ngjarja merr fill në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në një disko në qytetin bregdetar. “Rades Musaj, 19 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Sarandës, pasi është ndeshur fizikisht me dy punonjës të diskos, ka qëlluar me armë njërin prej tyre, duke e lënë të plagosur”, - thanë burimet nga policia, duke shtuar se i dëmtuari ndodhet në spitalin e Sarandës. Të njëjtat burime saktësojnë se lidhur me këtë ngjarje është kërkuar ndihma e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë dhe Fier, të cilat kanë ngritur postblloqe. “Duke dashur t i shmanget ndalimit në Fier, 19-vjeçari ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka tentuar të shtypë pesë efektivë të policisë”, - thanë burimet. Aktualisht, ai është në kërkim për akuzat vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›