Pranga vlonjatit per vjedhje ne Berat
BERAT - Policia e Beratit ka vene ne pranga nje 21-vjecar nga Vlora, i cili akuzohet per dy vjedhje banesash, te kryera ndersa ndodhej tek te afermit e tij ne qytetin e Beratit. Burime te komisariatit te ketij qyteti bejne me dije se, diten e djeshme eshte bere arrestimi i 21-vjecarit Aleksander Resulaj, banor ne lagjen numer 5 ne qytetin e Vlores. I riu rezulton te jete autor i vjedhjes se dy banesave ne lagjen "Donika Kastrioti". Ditet e fundit 21-vjecari kishte mberritur tek te afermit e tij ne kete lagje, ku u denoncuan vjedhjet e dy banesave gjate nje pasdite. Keshtu ne polici mesohet se kane mberritur denoncimet nga pronaret me inicialet D. S dhe M. P, banore te kesaj lagje. Ekspertet e policise kane kryer hetimet e rastit nga ku ka rezultuar se autor i vjedhjeve ka qene 21-vjecari vlonjat. Ky i fundit kish grabitur disa pajisje elektronike dhe disa veshje qe kapin vleren e rreth 8.000 lekeve, tek te dyja banesat.
E. A
E. A