E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengmarrja e biznesmenit, Prokuroria: Arrest me burg autorit

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, për pengëmarrësin e biznesmenit, Saimir Shenjatari. Në seancën e sotme gjyqësore, prokurori i çështjes ka kërkuar që Esat Luku, i cili akuzohet për veprën e vetëgjyqësisë, të lihet në burg.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ku Luku në bashkëpunim me tre persona të tjerë ka marrë peng, biznesmenin Shenjatari për rreth tre ore, pas një borxhi që ky i fundit i kishte pengmarrësve.

Ai është arrestuar në zonën “Don Bosko”, ndërsa u përfshi dhe me tre pjesëtarë të tjerë, në një pengmarrje. Biznesmeni është marrë peng në lloton, e cila ishte në pronësi të tij, nën kërcënimin e armës, por pas ndërhyrjes së policisë ai është lënë i lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›