Aksidenti tragjik, babai shtyp aksidentalisht djalin 3-vjeçar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rrillë të Lezhës, teksa një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën, pasi është shtypur aksidentalisht nga i jati me makinë.
Fëmija ka qenë në shtëpinë e gjyshërve të tij kur ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe pavarësisht se është dërguar në spital me urgjencë, nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje me të vërtetë të rëndë, e cila ka tronditur banorët e Lezhës.