E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, vdes e moshuara, e përplasi mauna me targa turke



Korçë – Një e moshuar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një maune turke. Ngjarja ndodhi dje në superstradën Korçë-Kapshticë pranë fshatit Cangonj, kur një maune turke pa përplasur për vdekje 75-vjeçaren Diturie Zhyleku nga fshati Tren i rrethit të Devollit. Mësohet se Zhyleku po kalonte nga njëra enë e rrugës në tjetrën kur është goditur me pasojë vdekje nga një maune me targa turke 34 DR 250. Hetuesit e aksidenteve mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë këqyrjen e provave ndërsa po hetojnë shkaqet e aksidentit. Sipas policisë është ndaluar drejtuesi turk, por sipas hetimeve paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rrjedhojë e një kalimi të gabuar të rrugës nga ana e 75-vjeçares.

Vret veten 22-vjeçari, policia dyshon për një zhgënjim dashurie

Elbasan – Vret veten me pistoletë një 22-vjeçar, ndërsa policia heton në disa pista. Kastriot Meci, 22 vjeç, banues në Komunah të komunës Mollas në Elbasan u vetëvra dy ditë më parë në banesën e tij. Mësohet se ai është mbyllur në dhome dhe ka qëlluar veten me një pistoletë, që nuk dihet ende sesi arma ka rënë në duart e të riut. Kanë qenë familjarët ata që sapo dëgjuan krismën e pistoletës u drejtuan me shpejtësi për nga dhoma dhe duke shqyer derën për të hyrë brenda. Ata janë tmerruar kur kanë parë të gjakosur trupin e 22-vjeçarit që dergjej në mes të dhomës, ndërsa pranë tij gjendej edhe arma e zjarrit. Ka qenë e kotë ndihma mjekësore pasi djali kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes mbërritën oficerët e policisë, të cilët nisën hetimin për të zbardhur rrethanat dhe me motivet e vetëflijimit të 22-vjeçarit. Burime nga policia thanë për gazetën “Albania” se janë marrë në pyetje familjarët e të ndjerit, ndërsa po hetohet në dy pista, në atë të vetëvrasjes nga apo dhe një zhgënjim dashurie.

25 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›