E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kishin bërë bozë, kapen burrë e grua

Hetimet

Burrë e grua janë arrestuar dje nga antikrimi ekonomik i Tiranës, pasi dyshohen për prodhim të produkteve ushqimore në mënyrë të kundërligjshme. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik financiar arrestuan shtetasit Fiqiri Enesi, 62 vjeç, dhe L. Eenesi, 55 vjeçe, lindur e banues në Tiranë. Këta persona u kapën në ambientet e një lokali të ndodhur në rrugën “Fronsina Plaku” në Tiranë, i cili ishte përshtatur për prodhim dhe tregtim të produkteve ushqimore të palicencuara për prodhim dhe të pamiratuar nga organet tatimore. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua punishtja dhe një sasi prej 5 mijë shishesh plastike 1.5 litërshe. Gjithashtu u kap një makineri për prodhim boze si dhe 600 litra bozë e paambalazhuar. Në njoftimin zyrtar deklarohet se strukturat e krimit ekonomik janë të vendosura për të vazhduar më tej këtë operacion, deri në eliminimin plotësisht të këtyre veprimtarive të kundërligjshme, e cila rrezikon në shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›