Aksidenti, vdes në spitalish-ministrja e Kulturës Uruçi
TIRANE – Ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi, ka ndërruar jetë sot në spital, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj. Ajo ishte 51 vjeç. Ish ministrja e Kulurës gjatë qeverisjes së socialistëve Esmeralda Uruçi dhe i shoqi u plagosën ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre në autostradën Tiranë – Durrës. Ata janë përplasur me një automjet tjetër, me targa TR 6058 K, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
SHKAQET
Pëllumb Pipero, drejtor i politikave në Ministrinë e Shëndetësinë, sqaron për “Shqiptarja.com”, se ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi ka ndërruar jetë në pavijonin e neurokirurgjisë në QSUT dhe jo në Austri siç u përfol në fillim.
Sipas tij, Uruçi është shtruar para dy ditësh në infektiv, ku u dyshua për meningjit purulent dhe hidrocefali, pasoja të shkaktuara nga aksidenti i 17 dhjetorit.
“Esmeralda Uruçi pas aksidentit u shtrua në një spital privat në Austri, por gjendja e saj nuk ka qenë e mirë dhe ka dalë nga spitali pak ditë më parë. Para dy ditësh ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë në Qendrën Universitare spitalore “Nënë Tereza”, ku u shtrua me meningjit purulent. Dy cipat që ndajnë trurin ishin të mbushura me qelb, pasi siç e dini, kanali ku ajo ra gjatë aksidentit ishte me ujëra të zeza dhe ajo ka marrë infeksione të rënda, duke qenë se trurin e kishte komplet të hapur dhe mushkëritë e dëmtuara shumë. Gjithashtu si pasojë e aksidentit ka pësuar edhe hidrocefali, ndërsa dje është dërguar në neurokirurgji. Megjithëse për shëndetin e saj ka pasur një interes të veçantë nga ministri Vasili dhe me të janë marrë specialistët më të mirë, ka qenë e pamundur shpëtimi. Ajo ka ndërruar jetë sot gjatë paradites në repartin e neurokirurgjisë në QSUT”, - na ka shpjeguar Pëllumb Pipero.
MINISTRE E MAJKOS E METES
Esmeralda Uruçi ka drejtuar Ministrinë e Kulturës në vitet 1999 – 2001 në kohën kur qeverisnin socialistët dhe respektivisht Kryeministrat Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Ajo u largua nga kabineti në vitin 2001 kur në kye të qeverisë u zgjodh Fatos Nano.
Me krijimin e partisë së re të Ilir Metës, LSI, Uruçi u angazhua, për të dhënë më pas dorëheqjen pas kontradiktave me drejtuesit e partisë.
(ek/im/shqiptarja.com)