Aksidenti, vdesin dy gardistë te Ura e Farkës

19/05/2005 Dy shkaqet e mundshme: 1. Maunia i pret rrugën mjetit, 2. Defekt në sistemin e drejtimit
TIRANË- Vdesin tragjikisht dy efektivët e Gardës së Republikës te Ura e Farkës në Tiranë, nga një aksident i rëndë automobilistik. Teksa ktheheshin nga Reparti i Mulletit për në zyrat qendrore të Gardës, rreth orës 15.30, Vladimir Xhangolli, 51 vjeç dhe Nok Noka, 45 vjeç, janë përplasur me hekurat rrethues të urës dhe pas rënies nga një lartësi që i kalonte 12 metra, ata mbetën të vdekur në vend. Mjeti me të cilin ata udhëtonin i përkiste Gardës së Republikës dhe bëhet fjalë për një makinë ushtarake, të lartë, me targa TR 3954 I, në të cilën në momentin e rënies nga ura, ndodheshin vetëm dy viktimat. Raporti i ekspertizës së menjëhershme të grupit të përbashkët mes ekspertëve të Gardës, policisë dhe prokurorisë së Tiranës, flet për dy shkaqe që çuan në këtë aksident të rëndë, ndonëse versioni zyrtar ende nuk është bërë i ditur.
Shkaqet
Sipas burimeve policore, mësohet se versioni më i besueshëm, pas marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve dhe ekspertizës paraprake të mjetit tepër të dëmtuar, është ai i zënies së rrugës nga një maune, e cila duhet të ketë qenë në parakalim e sipër. Specialistët deklarojnë se ende ky version nuk është saktësuar, pasi nuk ka të dhëna të tjera për drejtuesin dhe drejtimin e mëtejshëm të maunes. Ndërsa nga ana tjetër mendohet se mund të ketë qenë një defekt në sistemin e drejtimit të mjetit, ai që çoi në humbjen e ekuilibrit dhe më pas gremisjen në anën e mbjellë me grurë nga fshatarët e zonës. Këtë mundësi specialistët e argumentojnë me faktin që, vendi ku mjeti është shkëputur ishte kthesë dhe nuk ka pasur shpejtësi të madhe.
Morgu
Menjëherë pas aksidentit, mjekët eksperto-ligjorë ekzaminuan trupat e pajetë. Burime të Morgut të Tiranës thanë për gazetën se, viktimat ishin dëmtuar rëndë. Në trupat e tyre, sipas mjekëve, viheshin re më tepër dëmtime tek organet e brendshme dhe, sipas këtij fakti, ekspertët kanë nxjerrë konkluzionin se ata mund të kenë humbur jetën që në momentin e parë të përplasjes me tokën, pa pasur asnjë mundësi shpëtimi.
Viktimat
Burime të Gardës së Republikës thanë se Vladimir Xhangolli ishte 51 vjeç dhe shërbente prej të paktën 10 vitesh te Garda e Republikës. Nga të gjithë efektivët ai njihej si njeri me personalitet dhe mbi të gjitha tepër i kujdesshëm në timon. Me qindra shërbime rrugore njihen në aktivitetin e tij. Nok Noka ishte 45 vjeç. Ka lindur në Mirditë dhe shërbente në Gardën e Republikës me gradën e komandantit të Degës së Thesarit. Më parë ka pasur poste të larta drejtuese, falë aftësisë së tij në menaxhimin e drejtë në fushën ekonomike.
Para 1 jave, vdiq në aksident inspektori i policisë
TIRANË- Rreth një javë më parë vdiq inspektori i policisë në një aksident të rëndë automobilistik dhe u plagos rëndë agjenti i krimeve. Inspektorët e Krimeve të Komisariatit numër 1 në Tiranë, Ardian Qirkollari, 36 vjeç dhe Krenar Guce, 24 vjeç, kanë qenë në shërbim duke udhëtuar me makinën e policisë në momentin kur janë përplasur me një mjet “Opel”, në vendin e quajtur "Ura e Peshkatarit" në të dalë të qytetit të Tiranës. Mjeti i tipit “Opel” drejtohej nga Alfred Bullca, 26 vjeç, nga Tirana. Përplasja e fortë i ka sjellë vdekjen inspektorit Ardian Qirkollari, i cili ishte dhe drejtuesi i automjetit dhe është plagosur rëndë Krenar Guca. Të dy inspektorët janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku Qirkollari vdiq gjatë rrugës.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Alma Katragini, tha se punonjësit e Qarkullimit Rrugor kanë kryer arrestimin në flagrancë të Alfred Bullcës, 26 vjeç, lindur e banues në Sauk, Tiranë. Ky shtetas, duke qarkulluar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në afërsi të "Urës së Peshkatarëve", është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa TR 5524 C, i drejtuar nga shtetasi Ardian Jorgo Qirkollari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Si pasojë e kësaj përplasjeje, janë aksidentuar shtetasit Ardian Qirkollari, i cili gjeti menjëherë vdekjen dhe shtetasi Krenar Zenel Guce, 24 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Pra, shkaku i aksidenti ka qenë përplasja me mjetin e tipit “Opel”.