E Hënë, 2 Nëntor 2026

Naim Cara, akuzë për plagosjen e Elidon Himës

19/05/2005  TIRANË- Mbi Naim Carën, të arrestuarin e një jave më parë, rëndon akuza e "vrasjes së kryer me paramendim, mbetur në tentativë dhe të mbajtjes pa leje të armëve luftarake". Ndërkaq, burimet policore nga Tirana, ditën e arrestimit thanë se ai akuzohej për tentativën e vrasjes së tutorit të dy kunatave të tij, të cilat u shfrytëzuan në Itali, ndërsa të afërmit e këtyre vajzave, Bedrie dhe Lindita Çerpjës, pretendojnë se, tashmë Cara e ka kryer këtë dënim dhe nuk akuzohet për këtë vepër penale, gjë e cila vërtetohet nga burime të Komisariatit numër 3. Këto të fundit thanë se ish-punonjësi i SHISH-it, Naim Cara, dyshohet se ka plagosur Elidon Himën, tashmë të arrestuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›