Një i ri tenton ta përdhunojë dhe i merr celularin vajzës
19/05/2005 TIRANË- Sërish në orët e vona të ditës së djeshme është vënë nën pranga një i ri 18 vjeç, që ndoqi nga pas dhe pasi tentoi të përdhunonte një vajzë 17 vjeçe, i mori asaj celularin që mbante me vete. Sipas burimeve zyrtare të bluve të kryeqytetit, i riu nga Sauku është arrestuar për veprën penale të tentativës së kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë. Sakaq në njoftimin zyrtar thuhej se "më datë 18.05.2005, nga punonjësit e Komisariatit nr.1 u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Olton Brahja, 18 vjeç, lindur e banues në Sauk Tiranë, i padënuar. Ky shtetas ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen E.H., 17 vjeçe, si dhe i ka vjedhur me dhunë një celular tip “Nokia”, vepër penale e parashikuar nga neni 102, 22 dhe 139 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.