E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alarm fals te shkolla "Drita e Diturisë"

19/05/2005  TIRANË- Një alarm fals për bombë është dhënë nga nxënësit e shkollës së mesme "Drita e Diturisë" në kryeqytet. Burimet policore thanë se, "në kuadrin e qindra alarmeve false", mesditën e djeshme është lajmëruar salla operative nga një zë, i cili, sipas policisë, ishte femër. Në lajmërim thuhej se ishte parë një bombë në ambientet e brendshme të shkollës. Pas kontrollit prej 15 minutash me një qen antiterror, efektivët e policisë janë larguar, pasi kanë stabilizuar gjendjen. Mësuesit janë marrë në pyetje dhe nuk ka rezultuar ndonjë konflikt i mundshëm mes tyre dhe nxënësve. Dyshimet e policisë janë se ky ka qenë një alarm i zakonshëm që bëhet nga nxënësit, të cilët i kryejnë këto veprime me qëllimin e ndërprerjes së orës së mësimit. Një muaj më parë u dha një alarm i tillë te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›