Me të dashurën përdhunoi një 16-vjeçare
19/05/2005 Arrestohet Ardian Curri dhe Alma Marku. Viktima jep dëshminë: Më përdhunuan në motel
TIRANË- Një e mitur nga Tirana ka rënë në kurthin e 34-vjeçarit nga Shëngjini i Lezhës, i cili e përdhunoi në një hotel, në bashkëpunim me të dashurën e tij nga kryeqyteti. Lajmin e kanë bërë të ditur dje burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat thanë se në orët e pasdites së djeshme, nga punonjësit e Komisariatit nr.3 u krye arrestimi në flagrancë i Ardian Pjetër Currit, 34 vjeç, lindur në fshatin Gurëz të Laçit dhe banues në Shëngjin të Lezhës, i padënuar, dhe Alma Glin Marku, 20-vjeçare nga Mirdita, me banim në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri–tjetrin, kanë krijuar kushtet në ambientet e një hoteli në Tiranë, ku Curri ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 16 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale, atyre iu sekuestrua një automjet i tipit “Benz 250”, dy telefona celularë, ndërsa kjo vepër penale parashikohet nga neni 101, 22 dhe 139 i Kodit Penal.
Gracka
E gjithë veprimtaria e përdhunuesit të arrestuar, sipas burimeve policore, nuk mund të kishte si pikënisje veçse 20-vjeçaren nga Tirana. Alma, sipas policisë, ishte e dashura e të arrestuarit të dytë, që prej disa muajsh. Vajza e re pranoi të bëhej pjesë e lojës, vetëm për hir të dashurisë që kishte për të. Burime nga Komisariati i policisë nr.3, bëjnë të ditur se ajo joshi të miturën, për t'u ulur në ndonjë kafe me të dashurin. Arrinte t'i bindte shpejt, duke u premtuar se nuk do të qëndronin gjatë dhe se do të ishin vetëm ata të tre. Rasti i djeshëm, sipas burimeve nga ky komisariat, ka pasur një rrjedhë krejtësisht të menduar mirë nga të dy protagonistët, të cilët kishin mundur të fusnin në katin e parë të një moteli të miturën 16 vjeçe, e cila ishte shoqe e Almës prej disa vitesh. E ftoi të shkonte në lokalin ku gjendeshin ata dhe këtu merrte fund rezistenca e viktimës. Kjo e fundit ishte e detyruar t'i shkonte pas qejfit miqve, pasi ata shtireshin shumë të sjellshëm. I ofruan viktimës pije alkoolike. Gotat shkonin njëra pas tjetrës, derisa ato deheshin krejtësisht. Paskëtaj, hipën në makinën e tipit “Benz” dhe iu drejtuan hotelit në periferi të Tiranës. Aty nuk hezituan ta përdhunonin të miturën, edhe pse ajo refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me 34-vjeçarin. Tashmë, ata ndodhen në ambientet e brendshme të Komisariatit numër 3, ndërsa është administruar dëshmia e vajzës së përdhunuar.