Vetëvritet në vendroje ushtari 21-vjeçar

19/05/2005 Enigmë motivet
GJIROKASTER – Një ushtar ka vrarë veten në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një repart ushtarak në Gjirokastër. Burime të policisë lokale, bënë të ditur se rreth orës 21.30, u gjet i vrarë në vendroje, 21-vjeçari Xhevair Kaçaje, ushtar, i cili kryente shërbimin e detyrueshëm në Grehotë të Gjirokastrës. Të njëjtat burime të policisë, bënë të ditur se pas të shtënave të armës, kanë qenë shokët që e kanë gjetur të përgjakur, ndërsa kanë njoftuar menjëherë eprorët e tyre si edhe policinë. Pas vajtjes në vendngjarje të policisë, nga këyrja e vendit të ngjarjes u gjetën katër gëzhoja 7.62 mm të qitua nga një armë automatike. Po kështu u gjetën edhe shenja plage në qafën e ushtarit, të cilat i morën jetën. Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e motiveve.