Pranga shqiptarëve që u arratisën nga burgu
19/05/2005 ITALI- Të dënuarit shqiptarë në Itali pas arratisjes nga burgu, janë vënë sërish në pranga 24 orë më vonë nga policia italiane. Burimet policore përtej Adriatikut thane, se dy vëllezër shqiptarë, të moshave 32 e 24 vjeç, u arrestuan dje nga policia italiane në Kampobaso. Lajmin e bënë të ditur dje burime policore lokale, sipas të cilave, dy vëllezërit, Antonio dhe Ledio Hani, ishin larguar nga vendet ku vuanin dënimin. Burimet saktësojnë më tej se, tashmë dy shqiptarët janë dërguar në burg për të përmbushur dënimin me nga 1 vit heqje lirie secili. Arrestimi i tyre është kryer më 11.02.2003, kur 2 arrestime u mundësuan në Merano. Operacionet për kapjen e një sasie droge u bënë në mëngjesin e asaj dite, ku iu vunë prangat 38 personave në Trentino-Alto-Adixhe, Veneto, Lombardi. Hetimet u koordinuan nga drejtoria e antimafias në Trento. 38 arrestimet erdhën pas 70 kontrolleve që u bënë pas denoncimit të 9 minorenëve. Gjatë operacionit morën pjesë 250 agjentë policie, të cilët shkatërruan 4 organizata kriminale. Më pas aksionet vijuan edhe në diskotekat e Burgraviatos, në të cilat u arrestuan dy vëllezërit.