Aksidenti,plagoset amerikania
Mungesa e sinjalistikes paralajmeruese ne rruge dyshohet te jete shkaku kryesor i ne aksidenti ku mbeti e plagosur nje shtetase amerikane.Mesohet se mbremjen e se premtes, nje shtetase amerikane, identiteti i se ciles nuk behet i ditur, ka rene nga ura e Gjoles, ndersa udhetonte ne aksin rrugor Fushe Kruje - Vore. Mjeti tip Hammer, ka rene nga rreth 10 metra lartesi, cka dhe ka sjelle plagosjen e rende te drejtueses se mjetit. Policia dyshon se mos njohja e rruges, dhe mungesa e tabelave paralajmeruese ka sjelle renien e mjetit nga ura. Deshmitaret thane se kane qene disa miq te te aksidentuares, qe udhetonin me nje tjeter mjet qe kane dhene ndihmen e pare. Aktualisht, e plagosura gjendet ne Spitalin Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te kufirit ndares administrativ mes Tiranes dhe Fushe Krujes.