E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, arrest me burg për vrasësin e dy inspektorëve të Qarkullimit Rrugor



Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasësin e dy inspektorëve të Qarkullimit Rrugor në Kukës, Afrim Hasani.

Prokuroria kërkoi dhënien e një mase të tillë, duke argumentuar se ajo zotëron provat e nevojshme të fajësisë së të pandehurit. Sipas prokurorëve të çështjes, “Afrim Hasani e ka pohuar vetë vrasjen dhe ata kanë prova kundër tij, që e dëshmojnë këtë gjë. Vetë i dyshuari 34-vjeçar ka deklaruar se ka qenë i dehur kur ka qëlluar ndaj dy inspektorëve të Qarkullimit Rrugor dhe se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja. Katër ditë më parë, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, Hasani ka qëlluar me breshëri duke i lënë të vdekur në vend dy efektivët, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, në fshatin Shënmëri të Kukësit. Gjithçka lindi pas një konflikti për kontrollin e dokumenteve të makinës të autorit të krimit. Pas përplasjes fizike midis dy palëve, u krye kallëzimi penal në prokurori. Mostërheqja e denoncimit çoi në vrasjen e dy inspektorëve të Qarkullimit nga bashkëfshatari i tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›