Aksidentohen dy të rinj në Elbasan

Policia lokale bëri të ditur se një mjet tip Wolswagen si pasojë e humbjes së kontrollit, është përplasur me mjetin motorçikletë pa targa, i cili vinte përballë dhe drejtohej nga shtetasi A.Kraba, 23 vjeç, banues në fshatin Kusarth Komuna Bradashesh Elbasan.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar rëndë drejtuesi motorçikletës si dhe kushëriri i tij, shtetasi A.Kraba, 21 vjeç, banues në fshatin Kusarth Komuna Bradashesh Elbasan, i cili në çastin e aksidentit ishte pasagjer. Të dy të dëmtuarit janë dërguar urgjentisht në Spitalin kirurgjik Elbasan, ku aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gentian Balla, 22 vjeç, banues në fshatin Kusarth Komuna Bradashesh Elbasan, drejtues i automjetit. Grupi hetimor i cili u dërgua në vendngjarje, po punon për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale. /S.Ll/Start/
2011-08-22 11:42