Të tjera shembje ndërtesash për Unazën e Madhe

Gjatë aksionit nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), banorët kanë kundërshtuar shembjen e ndërtesave, duke kërkuar siguri për kompensim financiar të tyre. Shembja e ndërtimeve në zonën e Saukut të vjetër vjen pas përfundimit të fazës së parë të këtij projekti, i cili nisi më datë 10 gusht me shembjen e 29 ndërtesave në zonën pranë liqenit artificial.
Sipas projektit të bashkisë, ndërtimi i segmentit jugor të Unazës së Madhe të kryeqytetit, nis nga rruga e Kavajës, tek shkolla Teknologjike dhe përfundon në rrugën e Elbasanit. Kjo pjesë e Unazës së Madhe ka një gjatësi prej 5,228 kilometra dhe është projektuar të kalojë në zonën e Selitës, pranë kopshtit Botanik dhe Zoologjik, në kodrat mbrapa Parkut të Madh të Tiranës, në kodrat e Saukut dhe lidhet me rrugën e Elbasanit pranë Akademisë së Rendit Publik.
Në pjesën e parë të saj, në zonën e Selitës deri tek Parku i Madh, rruga përshkon një zonë urbane me dendësi ndërtimesh, të cilat kryesisht janë të ulëta dhe në një zonë me mungesa në infrastrukturën nëntokësore. Pjesa tjetër e Unazës së Madhe kalon në zonën kodrinore mbi kodrat e Liqenit artificial dhe kodrat e Saukut. /Start/
2011-08-22 14:15