E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohen me makinë, dy të vdekur

Tre aksidente të rënda kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Elbasanit dhe në Durrës, dy me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari dhe një fëmijë 10-vjeçar. Kështu, burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se orët e vona të së premtes është aksidentuar për vdekjen 45-vjeçari Qemal Abedini. Mësohet se burri që udhëtonte me një "Saurel" kamion, me targë EL 5708 B, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. 45-vjeçari nga Elbasani është dërguar me urgjencë për në spitalin kirurgjikal të qytetit, por gjendja e tij e rëndë ka bërë që mjekët të vendosin ta transportojnë për në Spitalin Ushtarak Tiranë, por as aty nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, dy motra kanë mbetur të plagosura rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një mjet me targa të huaja greke ka parakaluar në mënyrë të gabuar një autobus të linjës Tiranë - Korçë, me targa TR 1342P, duke u përplasur me një mjet tjetër me targa italiane AD 220 R". Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë mbetur të dëmtuara rëndë dy motrat Valmira dhe Valbona Rama, përkatësisht 35 dhe 30 vjeç. Ndërkohë dje pasdite, në aksin Durrës-Maminas ka gjetur vdekjen 10-vjeçari Marsel Deda, i cili është prëplasur nga një mjet që drejtohej nga 35-vjeçari Alban Shaba.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›