E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia, shkak i vetëvrasjes së 27-vjeçarit

Julian Çobaj, i riu që u vetëvrarë me kallashnikov, pasditen e së premtes, ka kryer aktin e vetëflijimit pas humbjes së punës dhe problemeve ekonomike të familjes së tij. Ky ka qenë konkluzioni zyrtar i hetimeve të policisë së Fierit. Burimet zyrtare pohojnë se Çobaj kishte humbur punën një vit më parë, pas reformës që përfshiu sektorin e naftës, ku i riu punonte. Gjatë kësaj kohe 27-vjeçari nuk ka mundur të gjejë mundësi tjetër punësimi. Më parë 27-vjeçari është trajtuar me medikamente, pasi paraqiste çekuilibrim nervor dhe kishte tre vjet që nuk ishte nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›